Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të enjten, më 22 tetor, drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës. Pjesëmarrja e Ramës konfirmohet zyrtarisht për Report TV qw ka siguruar edhe listën e liderëve që do të jenë të pranishëm në samit.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Kjo e fundit do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten, ku përveç pjesëmarrjes në samit do të takohet me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit.

Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Lista e plotë e pjesëmarrësve në Samitin e Procesit të Berlinit, më 22 tetor në Mal të Zi

Sipas listës zyrtare të pjesëmarrësve, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës, pritet të marrin pjesë:

  1. Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
  2. Friedrich Merz – Kancelar i Gjermanisë
  3. Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
  4. Andrej Plenkoviç – Kryeministër i Kroacisë
  5. Hristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
  6. Christian Stocker – Kancelar i Austrisë
  7. Gjuro Macut – Kryeministër i Serbisë
  8. Borjana Krishto – Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës
  9. Antonio Tajani – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Italisë
  10. Benjamin Haddad – Ministër i deleguar për Europën në Francë
  11. Thomas Byrne – Ministër Shteti për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen në Irlandë
  12. Tone Kajzer – Ministër i Jashtëm
  13. Dimitrios Karabalis – Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme
  14. Stewart Martin Wood – Lord i Anfieldit, nënsekretar parlamentar i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar
  15. Atanas Pekanov – Zëvendëskryeministër
  16. Marcin Bosacki – Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Polonisë
  17. Marta Kos – Komisionare Europiane për Zgjerimin
  18. Odile Renaud-Basso – Presidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
  19. Frantishek Ruzhiçka – Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OECD-së
  20. Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Grupin e Bankës Botërore
  21. Amer Kapetanoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)
  22. Vladimir Obradoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO)
  23. Pranvera Kastrati – Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s
  24. Robert de Groot – Zëvendëspresident i Bankës Europiane të Investimeve (BEI)
  25. Artur Lorkowski – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
  26. Talis Linkaits – Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit
  27. Feridun H. Sinirlioglu – Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së
  28. Johanne Boehmer – Zëvendësguvernatore e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës
  29. Albert Hani – Drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit
  30. Boban Iliç – Sekretar i Përgjithshëm i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural në Europën Juglindore
  31. Gjergj Murra – Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor
  32. David Piegazki – Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF)