Bashkëqeverisja/ Rama: Të gjitha dokumentet që shteti jep do të merren online në telefonin tuaj! Sanksione për titullarët që do i vonojnë përgjigjet qytetarëve (VIDEO)

LEZHË- Në mandatin e tretë qeverisës qytetarët do të mund të marrin dokumente të ndryshme që shteti jep, drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit apo kudo që ka internet, në mënyrë të digjitalizuar. Kështu tha kryeministri Edi Rama nga Lezha, teksa po prezanton platformën për Bashkëqeverisjen, ku nënvizoi se janë mbi 1200 shërbime të cilat do të marren pa pasur nevojën e prezencës fizike. Sa i përket  'Bashkëqeverisjes', kreu i qeverisë tha se qytetarët do të kenë më të lehtë që të adresojnë ankesat e tyre dhe të marrin përgjigje në lidhje me problematikat e tyre. Madje kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione financiare për përgjegjësit e sektorëve përkatës, të cilët do të vonojnë qëllimisht përgjigjet për qytetarët.

'Duke ndërtuar këtë platformë digjitale ne krijuam kushtet që të adresohen jo vetëm tek zyrat përkatëse, por edhe drejtpërdrejt në qeveri.  Ajo që është e rëndësishme sot që qytetarët të informohen është fakti që në ligjin e ri jo vetëm që sanksionohen të gjitha detyrimet e qeverisë, për t’ju dhënë përgjigje në kohë reale, e për t’ju zgjidhur ato probleme që janë në krahun e qytetarëve, atyre që ankimojnë, por ligji ka dhe një mekanizëm tjetër sanksionesh financiare për ato që janë përgjegjës për mos zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Duam të promovojmë dhe një risi tjetër të mandatit të tretë që është kalimi i të gjitha shërbimeve me dokumente në zyrat e shtetit drejt për drejt në telefonin tuaj të gjithë qytetarëve. Ne do krijojmë mundësinë që për të gjitha shërbimet që shtetit jep për të gjitha llojet e dokumenteve, që nga certifikata familjare, tek pagesa e taksave tek të gjitha ndërveprimet me institucionet e sigurimeve shoqërore e deri tek regjistrimi i fëmijëve në shkollë. Janë mbi 1200 shërbime të cilat nuk kanë nevojë për prezencë fizike pa dalë nga shtëpia fare. Me këtë mekanizëm nuk ke nevojë të shkosh gjëkundi.

Janë disa shërbime që nuk bëhen në mënyrë të digjitalizuar, që nga karta identiteti, apo martesa, duhet të jemi prezent! Shërbimet me prezencë fizike janë 5%, ndërkohë që 95% janë pa nevojën e prezencës fizike. Sistemi sot ka kapacitetin ta ndjekë kërkesën tënde, nuk varet nga një person. Sot të gjithë shtetin kur vjen puna për shërbime e ke në xhep. Do krijohen harta digjitale. Sot nuk ka nevojë për sportel as në Hipotekë. Duke filluar nga 1 janari do ti mbyllim të gjitha sportelet. Siç na erdhi pandemia që nuk na pyeti dhe të gjithë shfrytëzuan e-Albania, kështu do të bëjmë edhe me sportelet. Është fatkeqësi që ndërkohë kemi këtë mekanizëm dhe të presim. Dhe kostoja të jetë e madhe.'- tha Rama.

Pas vitit 2022, Shqipëria nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime nga më të ndryshme, kjo pasi e gjitha do të jetë online. 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 18/12/2021 00:24

    Nese eshte e vertete ajo qe thua bravo me yll edhe ke ber nje hap galopant per kete popull te mjere qe I ka syt nga ty o sovran!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë