‘Rama të shkojë në Sharrë dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro’, Kryemadhi: Te inceneratori i Tiranës kishte vetëm jonxhë

‘Rama të shkojë në Sharrë dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro’, Kryemadhi: Te inceneratori i Tiranës kishte vetëm jonxhë

Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama ku tha sot se Tirana është një nga qytetet më të pastra, dhe se inceneratori është projekt në vazhdim.

Kryemadhi ftoi kryeministrin të shkojë në Sharrë, te inceneratori i Tiranës dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se aty kishte vetëm jonxhë dhe se ky incenerator është plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë.

“I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur dhe as nuk e ka promovuar është inceneratori i Tiranës, financuesi kryesor i kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellë. Përse fshihet Edi Rama? Pse Rama në komisionin hetimor parlamentar iu tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim unë nuk merrem me politikat mjedisore dhe me procedurat dhe letrat që merren vartësit e mi. Ndërsa sot foli si analist për letra e procedura. Ku është investimi prej 128 mln eurosh që ai e ka ulëritur aq shumë në komisionin hetimor. E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë. Inkurajoj SPAK-un të hetojë shkeljet procedurale pa u intimiduar nga presionet. Sa i përket evazionit fiskal 189 mln dollarë, a e di kryeministri që ato kompani që janë krijuar apostafat për të fryrë kostot dhe për të përfituar TVSH-në kanë shërbyer si nënkontraktorë. Ai e ka ngritur gjithë skemën për grabitjen e taksave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet koncesioneve dhe nëpërmjet koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta vazhduar deri në fund luftën dhe për ta çuar deri në fund çështjen më korruptive të inceneratorëve, për t’i çuar hetimet deri në fund sepse çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij”, tha Kryemadhi.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online sot, Rama deklaroi se inceneratori i Tiranës është projekt në vazhdim, e se Tirana është ndër qytetet më të pastra.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 19/09/2022 07:21

    jam dakort me bobon na mbyten *****dhe laviret e PL..

    Përgjigju
  • Eleni: 18/09/2022 21:09

    Me antipatike femer se kjo nuk kam parkur flet dhe kjo shemtir per korupsjon qe ska len vend te ketij vendi pa futur turinjt bashke me ate xhuxhin dhe me e cudicme eshte se flasin ne emer te popullit keta te dy maskarenj te lajne gojen kurr flasin perShqiperin ton te bukur

    Përgjigju
  • INJORANT DELIRANT REXHEP LEKA [ KEPI ]: 18/09/2022 09:43

    O Monika kok lopa ty të njef gjith Shqipria se çfar monstre je . Ti sëbashku me burecin tënd jeni e keqja e Shqipris. Si mendon ti që ky popull është idjot e nuk të njef ty o familje e ndyr.

    Përgjigju
  • Bobo: 17/09/2022 20:47

    Na mbyten laviret te tipit Moniqia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro