Kryeministri dhe kreu i mazhorancës, Edi Rama, kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë majtas dhe djathtas, edhe për të reformuar politikën dhe partitë, sidomos atë që ai e quajti “tharjen e kënetës”, duke iu referuar ‘bufit” të PD-së, duke ironizuar Sali Berishën.
“Kjo është për qytetarët që në 25 vjet u mësuan me kënetën, nuk thahet ajo kënetë, nuk vijnë kurrë në pushtet, shihni listën e opozitës, ajo është istikam për opozitën. Fiks që në datën 12 të dalin e të thonë “u vodhën, u vodhën”, për atë është bërë. ndaj kjo është një mundësi e artë, që të mos i bien hasha amanetit kombëtar që të bëhemi edhe ne europian. Por edhe nëse ikin nga këneta, e thajnë atë. PS-në ata mund ta mundin vetëm me inteligjencë artificiale, edhe Parlamentin me inteligjencë artificiale, se me deputetë realë nuk kanë mundësi, çfarë t’i thuash. Thonë pse tallesh me Lulin, si ta bësh këtë, ça t’i bësh, zoti Basha ne kemi dy platforma të ndryshme, “O Rame...”, jo se kur kundërshtari thërret duket sikur të kërkon ndihmë, ka hall, e ka marrë malli, sikur do të shkojë në banjë, kjo nuk është tallje, kjo është thirrje. Dhe Luli është më i miri i tyre, Lulin s’e kapin dot ata, më 2021 s’e kapin dot ata, jo kjo duhet thënë, s’e arrijnë dot rezultatin e Lulit më 2021 ata. Por ne jemi një forcë që i çon gjërat para si askush tjetër”, tha kryeministri.
Më tej ai vuri theksin të rigjenerimi i PS-së me emra dhe djem e vajza të reja, duke i futur edhe në listat e deputetëve. Madje bëri batuta duke u shprehur se vetëm ai dhe Ulsiu ishin më të vjetrit në sallë, duke e cilësuar edhe si “hudhra”.
“Së dyti jemi më të organizuar se të tjerët dhe së treti shikoni këtu, ja, shiko, hiq Ulsiun dhe mua, që jemi hudhra në atë gjerdan, shiko, ja kjo është parti e re”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.1%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Fatos Nano, i burgosuri i fundit politik’, Rama: Barazia para ligjit, bëma më historike e PS! Më 11 Maj s’duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve
27 Mars, 08:38
-
Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar, mos përdorni VPN se hackerat do bëjnë namin! Nga 1 Janari 2026, paga minimale 500 euro
27 Mars, 08:30
-
Rama pritet të prezantojë sot programin elektoral ‘Shqipëria 2030’: Plane për çdo fushë
27 Mars, 07:49
-
‘Puno aty ku ke zemrën’, Rama: ‘Paketa e Maleve’, mbështetje nëse doni të riktheheni në tokat e të parëve! Asnjë taksë deri në 10 vjet për 500 aplikantët e parë
27 Mars, 07:36
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
‘Repolitix’/ Valteri: PS mbështet SPAK, Berisha përdori drejtësinë për mbrojtjen e Metës dhe vrasësve të 21 Janarit! Kthupi: OPDAT jep asistencë! Galdini: Politikanët shqiptarë, kukulla
26 Mars, 21:56
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Ylli Pata: Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
26 Mars, 20:33
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
-
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave! PS premton rritje të rrogës mesatare me 300 euro në mandatin e 4
26 Mars, 19:38
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24