'Keni ende shumë për të parë', Rama-opozitës: Votoni rezolutën anti-korrupsion e mos e bojkotoni, askush s’e ndal

Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të votojë pr.rezolutën e PS anti-korrupsion. Nëse nuk gjejnë forcën për ta votuar, Rama ‘këshilloi’ opozitën që mos bojkotojë komisionin e posaçëm që do ngrihet menjëherë.

Nisma që merr jetë me këtë rezolutë buron nga nevoja e thellimit të kësaj lufte. Kolegët e grupit parlamentar dhe të qeverisë me siguri do japin plot detaje mbi këtë plan të ri reformimi prandaj do ta mbyll me dy nënvizime: I pari për gjithë shqiptarët, jemi të vetëdijshëm që korrupsioni është kancer i trashëguar, të cilin kundërvënia jonë me vizion me reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë kaq nisur të zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur. Korrupsioni është fenomen shqetësues, ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në këtë parlament me këtë nismë që dëshmon se kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ka asnjë vetëkënaqësi po ka një të atillë fuqie të brendshme për ndryshimin e vendit.

Të dytin e kam për deputetët jashtë perimetrit të PS, ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nisëm e re nuk ndalet. Thirrja ime është votojeni dhe po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotoni nesër komisionin që do ngrihet menjëherë. Sa herë që u kam thënë këtë sallë, kthejuni memorie, 10 vjet e kusur, mos  e bëni këtë, mos e bëni atë, këtë bëjeni, shikoni e bëjeni këtë, ka dalë siç u kam thënë jo siç keni bërë apo s’keni bërë ju. E dini pse? Për një arsye të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti se ju, pro sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë, prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty. Shëndet me mend në kokë uroj, se keni akoma shumë për të parë, kur flamuri i Shqipërisë do jetë gati për tu ngulur në oborrin e shteteve europiane në Bruksel.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë