Rama: Tirana u kthye në drejtimin e
duhur, Veliaj: Ju sërish kryeministë

Rama: Tirana u kthye në drejtimin e<br />duhur, Veliaj: Ju sërish kryeministë
Kryeministri Edi Rama e cilësoi Bashkinë e Tiranës si dallëndyshen e parë që lançon transformimet e mëdha.

Duke folur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe MAS për ndërtimin e 17 shkollave të reja, Rama theksoi se Bashkia e Tiranës është kthyer në drejtimin e duhur për mbështetjen e nxënësve të shkëlqyer.

Shkon më së miri paralelisht edhe me kthimin e Bashkisë së Tiranës në drejtimin e duhur duke shpenzuar gjysmë milionë euro në vit për nxënësit me 10, një praktik që faktikisht u tret gjatë 4 viteve kur bashkia e Tiranës u kthye në një fjetore dhe ku aty kriteri kryesor ishte kush gërhet më fortë se sa i pari i shtëpisë dhe të gjithë së bashku pastaj të mund të krijonin një kor gërhimash që në momente stresi ktheheshin në ulërima. Por faktikisht për 4 vjet nxënësit me 10 humbën bursat, një bursë që edhe financiarisht nuk është pak për të plotësuar nevojat e këtyre fëmijëve të shkëlqyer”, tha Rama.

 Kreu i qeverisë vlerësoi dhe iniciativën e kryebashkiakut Veliaj për të dhënë çekun për fëmijët që lindin.

“Me shumë rëndësi është fakti që Bashkia e Tiranës ka rikthyer çekun e bebes. Edhe kjo një praktikë që e futëm në atë kohë për të gjithë të sapolindurit në Tiranë dhe u hoq në 4 vitet e shkuara”, tha Rama duke theksuar rëndësinë që ka vota për të bërë zgjedhjen e duhur.

 “I them këto për të rinënvizuar vlerën e zgjedhjes. Vlerën e votës, rëndom njerëzit diskutojnë nëse ja vlen apo jo të votosh sepse rëndom përsëritet lajtmotivi që në fund fare të gjithë janë njësoj, asgjë nuk ndryshon se votove se s’votove. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Natyrisht të gjithë njësoj jemi ne kuptimin që kemi 2 këmbë, dy duar, dy sy, edhe pse me gjatësi të ndryshme, por përtej kësaj s’mund të quhet njësoj një situatë si kjo në Tiranën e sotme ku çdo ditë punohet në çdo drejtim dhe çdo ditë hidhet një hap në çdo sektor me Tiranën e para kësaj periudhe rizgjimi, ku faktikisht, jo vetëm nuk punohej, por ndihej pesha e madhe e një rrënimi të përditshëm dhe e një braktisje të qytetarëve dhe të problemeve që nuk mund të braktisen, por duhet të përballen dhe duhet të zgjidhen”, tha ai duke shprehur besimin se ky program për Tiranën do të sjellë një impakt të madh ekonomik dhe social dhe për Shqipërinë.

Ndërsa Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi mbështetjen që ka marrë nga Kryeministri Edi Rama për investimet e realizuara në kryeqytet, ndërsa tha se fati i Tiranës është i lidhur ngushtë edhe me fatin e qeverisë.

Veliaj nënvizoi se situata do të ishte krejt ndryshe nëse në krye të qeverisë do të ishin ata që e shkatërruar Tiranën apo fjetën për katër vite në zyrat e shtetit.

Fati i Tiranës është shumë i lidhur ngushtë me fatin e qeverisë. Unë jam me fat që kryeministër i Shqipërisë është Edi Rama, që i dhemb për kryeqytetin dhe që jeton me nevojat e kryeqytetit. Imagjino si do ishte ky takim apo nëse do të ishte ky takim, nëse në qeveri do të ishte dikush që  e ka shkatërruar Tiranës siç ndodhi me sheshin Skënderbej siç ndodhi me “Zogun e Zi” apo nëse dikush do të shkonte të flinte katër vjet siç fjeti në Tiranë në zyrën e qeverisë. Do të ishte një situatë krejt tjetër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se për t’i shkuar gjer në fund projekteve të nisura dhe për nisjen e investimeve të reja, është shumë e rëndësishme që qytetarët në 18 qershor të zgjedhin sërish Edi Ramën Kryeministër.

“Për këdo që ka dilema, se si i shkon kjo histori e Tiranës dhe nëse duam të vazhdojmë me këtë ritëm në Tiranë ku çdo ditë po bëjmë një punë konkrete , përgjigja është shumë e qartë dhe shumë e thjeshtë Më datë 18 qershor duhet të kemi patjetër sërish e Edi Ramën kryeministër dhe një qeveri që na përgjigjet dhe që mban ritmin e ndryshimit në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

VIDEO/Aktiviteti mbi projektin për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi