Roskovec - Pas legalizimeve falas të banesave, qeveria shqiptare do t'i ofrojë një lehtësi të tillë edhe fermerëve. Kryeministri Edi Rama tha se procesi për marrjen e titullit të pronësisë në fshat do të bëhet i gjithi falas. Nga Roskoveci ku bashkë me kreun e ALUIZNIT ndanë certifikatat e legalizimit për shtëpitë e banorëve të kësaj bashkie, kreu i qeverisë lajmëroi se të gjithë fermerëve nuk do t'i duhet të kalojnë peripeci nga njëra-zyrë të tjetrën për të zotëruar titullin e pronësisë së tokës në fshat.
"Mos të shkosh vetë si fermer të gjesh topografin, të masësh tokën, të kërkojnë para këtu e aty, qiqra në hell...Të gjithë këtë proces do ta bëjmë falas, si legalizimet, të të gjithë hallkave që deri sot kanë qenë pengesë për 99 % të fermerëve që duan të zotërojnë titullin e pronësisë në fshat. Nuk mundet dot më të vazhdohet me historinë që njerëzit e morën medemek tokën me "7501"-shin e famshëm 25 vjet më parë, plot nga ata kanë ikur sot në botën tjetër pa marrë titullin e pronësisë. Nuk mundet më njerëzve në fshat ti themi ik gjej topografin, bëj mafiet, ik tek hipoteka. Gjithçka do ta bëjë bashkia, topografët e bashkië, dokumentet do ti plotësoje bashkia, në ZRPP do shkojë bashkia nuk do shkojnë njerëzit tek hipoteka të presin, është njësoj si të shkoj në maternitet të presësh jo 9 muaj po 9 vjet fëmijën", - u shpreh kryeministri Rama.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO