Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se kreu i qeverisë shqiptare nuk do të marrë pjesë në Kuvend në seancën plenare që do të zhvillohen nesër dhe as në për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Forumi i Paqes në Paris, do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor, ku do të diskutohen mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.