Rama: Unë dhe qeveria ime, me mish e me shpirt për të bërë gjithçka, nuk po vuani nga dora e robit, po nga e zotit

Rama: Unë dhe qeveria ime, me mish e me shpirt për të bërë gjithçka, nuk po vuani nga dora e robit, po nga e zotit

TIRANË - Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, një masë e domosdoshme kjo dhe e nevojshme për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Rama tha se është një gjendje lufte ndaj një armiku të padukshëm e që mbi gjithçka varet nga zoti, ndërsa njeriu ka në dorë të marrë masat.

"O ju vëllezër e motra që bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e zotit!
A do ta kuptoni edhe ju, siç e ka kuptuar shumica, se kjo është luftë e vërtetë dhe pyetja është:
Po t’i shihnit avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do t'i bënit ato lloj pyetjesh?
Presidenti i Francës mbrëmë i tha pesë herë popullit të tij: Jemi në luftë!
Ju lutem ndajeni mendjen:
Jemi në luftë!
Nuk jeni në shtëpi se dua unë, po sepse ka një armik që ka sulmuar vendin tonë!
Prandaj bëni secili luftën tuaj dhe bëni durim!
Ne po bëjmë e do bëjmë gjithçka që është e mundur mbi këtë tokë, po nuk jemi zoti dhe nuk zgjidhim dot me magji probleme e halle që janë reale, por që janë pjesë e të qenit në luftë!
Askush nuk do të bënte dot më shumë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime!
Me mish e me shpirt!"
, shkruan Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot