Rama: Unë nuk do të jem ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, jam palë! Luftoj për interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ai nuk do të jetë ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”, tha Rama.

Rama është ndalur të flasë edhe për procesin e integrimit në BE-së, ku këmbënguli që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.

-Është një proces që vazhdon. Unë e kam  thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë.

 


Lajmi kryesor:

Dreka me Macron, Rama: S’do jem ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, jam palë e përfshirë! Ja projektet që po investon Franca në Shqipëri (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)