Rama uron kombëtaren shqiptare për fitoren me Portugalinë

TIRANË, 8 Shtator/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot përfaqësuesen kombëtare shqiptare për fitoren e mbrëmshme ndaj Portugalisë.
"Fitorja e mbrëmshme entuziasmoi gjithë kombin, si një fitore sa befasuese aq edhe e merituar, me një prej skuadrave më të mëdha të futbollit botëror. E di që shumëkush mund të thotë se fitoren e merituan portugezët, por fitoren e meriton kush di ta dojë më shumë, dhe dje ishin djemtë e veshur me të bardha që dëshmuan se asgjë nuk është e pamundur", tha Kryeministri Rama, në fillim të konferencës për shtyp, ku foli për situatën e fundit në BSH.
Duke iu referuar ndeshjes së ardhshme që pritet të luhet në "Elbasan Arena" me kombëtaren e Danimarkës, Kryeministri Rama uroi që "pavarësisht rezultatit, dua t'i uroj me gjithë zemër që kuqezinjtë të lënë shpirtin në fushë nga minuta e parë deri të fundit dhe të vazhdojnë të gëzojnë kombin tonë", tha Rama.
Ai theksoi se "shtëpia e re e kombëtares është plotësisht gati"./m.m/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)