Rama uron për ditëlindje mjeken: Nder ta uroj në këtë ditë që përkon me ditën e shënuar të Shën Terezës

Rama uron për ditëlindje mjeken: Nder ta uroj në këtë ditë që përkon me ditën e shënuar të Shën Terezës

Mjekja Esi Duka

Kryeministri Edi Rama uroi sot për ditëlindje doktoreshë Esi Dukën, duke vlerësuar përkushtimin e saj në punë për kurimin e pacientëve me COVID-19.  Bluzat e bardha janë aty në shërbim të pacientëve të prekur me COVID-19 në gëzime dhe hidhërime edhe festën shumë të rëndësishme siç është dita e lindjes.

Kryeministri shprehet se përkushtimin në këtë punë që për dr. Esin është një mision, ia njohin mirë kolegët, por edhe pacientët e shumtë që ka shëruar në këto muaj të vështirë dhe është kënaqësi e nder që t’i urojë këtë ditë të shënuar që përkon edhe me ditën e shënuar të Shën Terezës.

"ESI DUKA edhe sot në ditën e saj të lindjes është në spitalin infektiv si çdo ditë, prej 6 muajsh, në vijën e parë të kësaj lufte të gjatë me COVID19 me energjinë e pashtershme për të ndihmuar pacientët që luftojnë me këte virus të rrezikshëm e të pabesë. Përkushtimin në këtë punë që për dr. Esin është një mision, ja njohin mirë kolegët por edhe pacientët e shumtë që ka shëruar në këto muaj të vështirë dhe është kënaqësi e nder për mua, t'i uroj këtë ditë të shënuar që përkon edhe me ditën e shënuar të Shën Terezës", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës