Kryeministri Edi Rama i cili ka mbërritur këtë të enjte në Paris, është takuar me homologun frances Manuel Valls. Në takimin dy palësh që zgjati mbi në orë, dy kryeministrat shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit të dy qeverive në të ardhmen, në fushën e shërbimeve inteligjente, drejtësisë dhe policisë.

Teksa Rama shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit, Valls i cilësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria si një qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave, ndërsa insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

rama ne paris

rama-valls

Në fokus të diskutimeve ishte edhe fusha e kulturës, ku bashkëjetesa ne paqe e besimeve fetare në Shqipëri është vlerësuar nga Franca si shembull frymëzues për një rini pa komplekse ndaj kulturave fetare dhe respekt ndaj besimeve të tjera.

Ndërkohë Franca mirëpret Konferencën e Parisit 2016, ku kërkon që Shqipëria të luajë një rol kyç. Më pas, Kryeministri Rama dhe homologu francez Valls zhvilluan një takim kokë më kokë, në kopshtet e Matinjon.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)