Në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se do të pranojnë propozimin për president nga opozita, por jo nga Sali Berisha që e cilëson si "të vdekur". Sipas Ramës, do të vijojnë konsultimet por thekson se jo të gjithë mund të duan të bëhen president. Ndër të tjera, thotë se konsultimet dhe do të flasin me këdo qoftë.
Rama: Kjo nuk ka rëndësi fare për ne. Nëse do të keni saliun në krye, është zgjedhja juaj. Jo, unë nuk po merrem me të, po merrem me ju sepse ju jeni këtu dhe duke qenë se ju jeni këtu, me ju komiunikojmë dhe ndërveprojmë dhe këtë proces për të cilin po flasim, ta bëjmë duke u konsultuar dhe me ju por duke qenë se mendoni se është gjallë, thjesht për ta ditur, kjo nuk ka asnjë rëndësi për ju, nuk ka problem. Është çështje e juaja.
Për konsultimet është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe mos i qani hallin as zarfave, as sekreteve, as mënyrës se si funksionon PS sepse procesi që e kemi ndërtuar është për të marrë maksimumin e propozimeve, gjë që besoj nga eksperienca edhe ju mund ta konfirmoni që në një sallë ku flasin të gjithë, një emër nuk e merr maksimumin, e dyta për të mos marrë nëpër gojë njerëz, për të mos lënë një seri tjetër të telenovelës ku merreshin njerëz nëpër gojë, për të mos futur në siklet lloj lloj njerëzish, të cilët secili ka të drejtë ti propozojë.
Ne do të bëjmë dhe një diskutim të brendshëm me kryesinë e partisë dhe do të flasim me këdo qoftë. Jo të gjithë duan të bëhen president. Ka të gjithë që mund të thonë faleminderit shumë por nuk ësht ëpuna ime. Ju mund të vazhdoni të na qani hallin ne nga poshtë kalit. Çfarë nuk sheh njeriu kur rri poshtë kalit.
Një konsultim i parë është bërë, duhen bërë dhe konsultime të tjera. Ju them që qëllimi nuk është absolutisht që ne të bëjmë një zgjedhje dhe të nxjerrim një president nga grupi ynë parlamentar. Nuk do kishim asnjë problem që t’ju mbushnim mendjen ju që nuk është ky qëllimi. Nëse është e mundur duhet një president që të garantojë cilësi të thjeshta që janë bërë të domosdoshme dhe të jashtëzakonshme dhe në fund fare të jetë një shqiptar normal, kjo është e gjithë ajo që ne duam. Nëse ju do të kontribuoni dhe do të na ndihmoni që të shkojmë drejt kësaj zgjedhje, ne do të votojmë, nuk do të kemi asnjë kompleks që këtë na e propozoi cilido qoftë nga ato pjesë. Nëse del nga goja e të vdekurit nuk merret parasysh.
Lajmi kryesor: