Përmes një videomesazhi kryeministri Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2016 duke theksuar se ky vit do të jetë vendimtar në rrugën e reformave

"Jemi të vetëdijshëm dhe të vendosur për reformat Padrejtësia bëhet ende pengesë për të ecur me sukses. Morëm mbi shpatulla një shtet të rrënuar dy vite më parë
Rezultatet, jo të mjaftueshme, por dëshmi bindëse për punën. Të dashur miq të rrjeteve sociale ky që po ju psotoj nuk është një material elektoral por një album modest kartolinash për ju në mbyllje të vitit të dytë të përpjekjes tonë në rrugën për të rilindur Shqipërinë. Është një përmbledhje e thejshtë e punës këmbëngulëse që kemi bërë për të merituar besimin e shqiptarëve. Si cdo punë madje më tepër kjo e jona ka të metat e veta gabimet, të cilave skemi pse i frikemi, rëndësi ka të ecim, para të përmisohemi dhe ju siguroj se jemi të vetëdijshëm e të vendosur
"shprehet Rama

Më herët kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një kartolinë të veçantë urimi për ndërrimin e viteve me një album nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë. Përmes saj kryeministri Rama rendit të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria për vitin 2015.

"GËZUAR 2016! Dhe një album kartolinash për ju nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë"-shkruan Rama në facebook
 
 

GËZUAR 2016! Dhe një album kartolinash për ju nga rruga e reformave për të rilindur Shqipërinë

Posted by Edi Rama on Thursday, December 31, 2015


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)