Retreat-in e 9 janarit qe mbajti me ministrat tek Vila Qeveritare në Sauk, kryeministri Edi Rama po e vijon sot në godinën qeveritare.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama ka mbledhur ministrat për të diskutuar mbi vijimin e detyrave të lëna në janar, përfshirë hartimin e një plani pune për 2026-ën mbi dikasteret qe drejton secili prej tyre.

Takimi vjen në nje kohë kur situata në qeveri është e tensionuar për shkak të përplasjeve të qeverisë me drejtësinë për çështjen Balluku dhe pikëpyetjeve nëse Rama do ta zevendesojë apo jo zëvendëskryeministren.

Në mbledhjen e fundit tek Vila Qeveritare ne Sauk, çdo ministri iu dha 10 minuta kohë për të bërë bilancin e institucionit që ka në varësi, përfshirë trajtimin e anës teknike e më pas dhe tek objektivat.

Lajmi në përditësim...