'Expo Dubai 2020', dita e Shqipërisë në një nga panairet më të mëdha në botë, Rama: Krenarë që jemi mes 192 vendeve pjesëmarrëse! Vend ynë i vogël mbetet ende për t'u zbuluar

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në një nga panairet më të madha botëror 'Expo Dubai 2020', bëri thirrje për të vizituar Shqipërinë, si një vend i vogël, por me bukuri të shumta që mbeten ende për t'u zbuluar. Për kryeministrin, kushdo që do të vizitojë vendin tonë, ka garancinë se jo vetëm nuk do të pendohet, por përkundrazi do të dojë të rikthehet.

“Midis kaq shumë vendesh të jesh i vogël ne jemi një prani modeste por besojmë se jemi mes atyre vendeve që mbetet ende për tu zbuluar dhe mes atyre destinacioneve që mbeten ende për tu shijuar nga njerëzit nga Europa, Lindja e Mesme e nga mbarë bota. Për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest të gjitha ata që po dëgjon fjalët dua t’ju them ejani në Shqipëri dhe mund t’iu garantoj se kurrë nuk do të pendohemi në të kundërt do të domi të riktheheni sërish”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te marrëdhëniet e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku theksoi se dy vendet kanë një historik solidariteti, humanizmi dhe miqësie. Për kryeministrin, fillesat e kësaj miqësie mes dy vendeve ishte viti 1999, kur Sheik Muhamed bin Zayed bin Zayed mbërriti në Shqipëri në vitin 1999 për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës.

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare përmendi edhe ndihmën që Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë për vendin tonë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

"Gjendemi këtu sot me një ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje të madhe të ftuar për të festuar pjesëmarrjen e Shqipërisë, mes një numri rekord prej 192 vendesh, të cilat janë mbledhur në këtë ekspozitë të mrekullueshme të Dubait. Është po ashtu me krenari dhe mirënjohje të madhe që erdhëm këtu në një vend mjaft mik, me të cilin, falë një njeriu vërtetë të veçantë, Shehut Mohammed Zayed dhe babait të tij të ndjerë, Zoti e bekoftë, ne kemi një historik solidariteti, humanizmi dhe miqësie.

Ishte viti 1999 kur Sheh Mohammed Zayed mbërriti së bashku me Sheh Maktoum dhe një grup njerëzish në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar, së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota qindra e mijëra familje, të cilat ishin shpërngulur me forcë nga tokat e tyre, falë një të ashtuquajturi operacion të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë. Që prej atëherë, ky vend zuri një vend të veçantë në zemrat tona, në kujtesën dhe historinë tonë. Por nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin dhe ndjenjën e përgjegjësisë karshi botës dhe qenieve të tjera njerëzore, pavarësisht etnisë së tyre, pavarësisht besimit të tyre, gjuhës që ky vend dhe udhëheqja e këtij vendi, pasi më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë. Një tërmet shkatërrimtar dhe pa gjejeni, ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i tyre që bënë përpara dhe qenë nga të parët dhe falë tyre e falë udhëheqjes së këtij vendi dhe bujarisë së njerëzve të këtij vendi, sot kemi një lagje krejt të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit, ku tërmeti pati goditjen më të fortë", u shpreh kryeministri.

'Expo Dubai 2020' është një nga panairet më të mëdha botërorë, ku pjesëmarrës janë afro 190 shtete me synimin e lidhjes apo krijimit të partneriteteve ndërkombëtare ne fusha të ndryshme si kultura, biznesi apo investimet. Ky panair do mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë periudhës 1 Tetor 2021 deri në 31 Mars 2022.

Kryeministri Rama, në këtë vizitë në Dubai, shoqërohet nga ministret Belinda Balluku, Elva Margariti, Delina Ibrahimaj dhe ministri Bledi Çuçi.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:37
Rama në Abu Dabi, takim me Sheikh Muhammed Bin Zayed: Biseduam për luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe projektet e rindërtimit

Foto nga takimi

I pranishëm në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Me një postim në Facebook, ku ka postuar foto nga takimi, Rama shkruan se ata biseduan për luftën në Ukrainë, krizzën energjetike si dhe projektet e rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik të Durrësit.

"Abu Dabi - Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjitike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale", shkruan Rama.

Ora 16:12
Rama në Dubai: Marrëdhëniet tona të mira u reflektuan në Portin e Durrësit, po merr formë dita-ditës

Nga Dubai, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdheniet e Shqipërisë me Emiratte e Bashkuara Arabe. Rama tha se Emiratet e Bashkuar Arabe na janë gjendur pranë për rindërtimin pas tërmetit tragjik, ndërsa po vijon edhe puna për ndërtimin e portit në Durrës.  

“Ashtu si në një ëndërr reale, solidariteti, miqësie, në të cilën shohim së bashku për nga e ardhmja, nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre e në anën tjetër në të njëjtin qytet, pranë detit, kemi një prej porteve më të bukura turistike në botë e ndoshta më të madhin në Mesdhe, që dalëngadalë por merr formë si projekt e po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë e të gjithë atyre që duan e do duan gjithmonë  e më shumë të vijën në Shqipëri, falë nxitjes që ka ardhur që këtej, prej Lartmadhërisë së tij vetë dhe falë një miku të shkëlqyer të vendit tonë, Mohamed Alabbar”, tha Rama.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aisa: 09/03/2022 22:02

    Fshati digjet, Rama krihet.

    Përgjigju
  • krosi: 09/03/2022 20:30

    POPULLI ESHTE NE PROTESTE KY HARXHON LEKET TONA PER TE PARE NJE PANAIR....

    Përgjigju
  • artur: 09/03/2022 17:48

    Nqse ke shku per me kerku nafte mire ben por nqse ke shku per "expo" do te thoja fshati digjet e kurva krihet.... Hiq taksen Rama qe ke vendosur se eshte abuzive dhe vjedhje e paster...

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/03/2022 17:14

    Panair që organizohet nga Serbia dhe Rusët…!!! Ky nuk mundet të largohet nga Serborusët pik.

    Përgjigju
    • Arbërori: 09/03/2022 20:36

      Lollk , emër interesant ilaqesh !

    • Lollk: 09/03/2022 18:43

      Ik pi ilacet o psiko

  • MASKARA: 09/03/2022 15:30

    SHKOFSH E ARDHSH VDEK TI GRUAJA DHE FEMIJA.

    Përgjigju
    • Arbërori: 09/03/2022 17:12

      Amen ????

    • Aaaa: 09/03/2022 16:59

      Turp te kesh per kete koment....cfaj ka femija o injorant

  • Tutu: 09/03/2022 11:50

    Fshati digjet… KURVAT krihen…!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja