Sali Berisha akuzon Ramën se po bën presion gjykatës e cila ka kërkuar anulimin e kontratës së sterilizimit.
Në një prononcim për median komentoi dhe vizitën e Ramës dje në një nga qendrat e sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë gati dy javë pasi Prokuroria e posaçme arrestoi ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe sipërmarrësin Ilir Rrapaj
“Edi Rama mori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë pasi ka njohur dosjen ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale. Edi Rama dje me sulmin ndaj gjykatës kishte si mesazh të prerë; mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë që ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij Ilir Beqja” thotë Berisha.
Vetë Rama mbron koncesionin e sterilizimit por distancohet nga ata që kanë abuzuar dhe për të cilët do të vendosë drejtësia. Edhe dje gjatë inspektimit në një nga centralet e sterilizimit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Rama tha se koncesioni i “Sterilizimit” ka garantuar një standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore dhe veç kësaj, shtetit i janë kursyer miliona euro.
Deri tani janë arrestuar ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe sipërmarrësi i sterilizimit, Ilir Rrapaj ndërsa hetohen në gjëndje të lirë 6 anëtarët e komisionit të vlerësimit. GJKKO ka sugjeruar që të zgjerohen hetimet edhe me ish ministrin Ilir Beqaj, pasi vlerëson se evidentohen “shkelje, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale" për të, si dhe ish ministrin e Financave Cani e për katër komisionerë të prokurimit publik.
Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi deklaroi sot se raporti i KLSH-së, tregon që shëndeti i shqiptarëve është në rrezik. Njëjtë si Berisha, Vokshi thotë se Rama dhe Manastriliu u shfaqën dje në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për t’i dhënë mesazh SPAK-ut që të mos merren me koncensionin e sterilizimit.
“Edi Rama dhe Ogerta Manastirlliu u shfaqën dje në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ për të mbrojtur inceneratorin e shëndetësisë-Koncesionin e Sterilizimit, duke i çuar në të njëjtën kohë, mesazh SPAK-ut që të mos e preknin këtë koncesion. E ndërkohë që Rama jepte shfaqjen e propagandës mbushur me mashtrime në lidhje me uljen e infeksionit, apo uljen e ditë-qëndrimeve në spitale prej zbatimit të koncesionit, dhjetëra të sëmurë me tumor përsëri nuk e morën dot shërbimin mjekësor (një e drejtë e tyre kushtetuese) nuk siguruan dot ilaçin, kurën e tyre dhe nuk kryen dot seancën e kimioterapisë”, tha Vokshi.
“Dje, në të njëjtën kohë me shfaqjen e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport rrëqethës të Auditimit të performancës «për trajtimin e sëmundjeve tumorale», nëse politikat qeveritare shëndetësore, sistemet e kujdesit të shëndetit publik janë të mjaftueshme, nëse shërbimet dhe trajtimi janë profesionale, nëse institucionet kanë marrë masat e nevojshme dhe kanë përdorur me efikasitet buxhetin e shtetit për të siguruar shërbimet e nevojshme për të sëmurët me tumor”, tha ajo. Gjetjet e raportit të KLSH janë tronditëse. Raporti hedh dritë në atë çka opozita, shoqatat e shëndetësisë, pacientë e familjarë kanë denoncuar prej vitesh tashme në mënyrë të vazhdueshme. Raporti vërteton edhe një herë faktin që pacienti nuk ka qenë në asnjë rast në qendër të vëmendjes apo prioritet i kësaj qeverie. Prioriteti i vetëm i së cilës ka qenë fitimi, përfitimi nëpërmjet koncesioneve që monopolizuan pothuajse të gjitha shërbimet në shëndetësi. Mangësitë janë që nga ato strategjike, financiare, operacionale, rregullatore. Të gjitha me nivel shumë ta lartë të riskut. Kryesisht ardhur pjesa më e madhe prej mungesës së kontrollit të duhur menaxherial nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, pra përgjegjësi direkte e Ministres Ogerta Manastirliu”, theksoi Vokshi.
“Në raportin e KLSH-së evidentohet fakti që stafi mjekësor i Onkologjikut ka pasur angazhim maksimal, si për trajtimin e pacientëve, ashtu edhe për kërkesa të vazhdueshme për drejtorinë e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar pajisjet e nevojshme që u duhen për t’u ardhur në ndihmë pacientëve
Ajo nënvizoi se, është pikërisht orientimi i fondeve drejt koncesioneve korruptive në shëndetësi-inceneratorëve të shëndetësisë që kanë privuar qindra pacientë nga shërbimi shëndetësor në onkologji (një e drejtë kushtetuese).
“SPAK duhet të dëgjojë denoncimet e pacientëve dhe familjarëve të tyre. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë ndaj përgjegjësve të këtij krimi me kosto, jo vetëm financiare, por edhe humane siç është shëndeti dhe jeta e qytetarëve”, përfundoi Vokshi.
Çe lini këtë mostër që dhe të lexoj nuk di.Akoma keq doni ti bëni ju pronar gazetash dhe televizionesh.Populli ynë ka një proverb që thotë:ivdekuri dhe i ikuri duhen haruar ose më saktë duhen lënë në vetmin e tij.Shpalleni non grata dhe në vëndin e tij.
PërgjigjuO sali si ka mundesi shpif kaq shume dhe ke nje mllef shume te keqe per pushtet turp te kesh koha jote ka mbaruar.
PërgjigjuO sali o turp i ketij kombi Shqiptare je nje shumb i keq i shpifjes.
PërgjigjuA mor berisha se marr vesh si te kemi votuar se paske qene i vonuar fare ti
PërgjigjuOre si e lejojne prap kete saliun te flasi nuk e kuptoj ?
PërgjigjuKush i jep te drejte ktij berishes per te fol,vec budallalleqe thot
PërgjigjuTi je injorant qe pervecse te flasesh budallalliqe sdi te besh gje tjeter
Përgjigjupo ti je flliqesira me e madhe qe ky vend ka pasur
Përgjigju