Rama viziton familjen me 9 fëmijë në Paskuqan: Nënat me tre ose më shumë fëmijë do të përfitojnë nga programi i mbështetjes me sigurime shoqërore dhe shëndetësore

Rama viziton familjen me 9 fëmijë në Paskuqan: Nënat  me tre ose më shumë fëmijë do të përfitojnë nga programi i mbështetjes me sigurime shoqërore dhe shëndetësore

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen Suka në Paskuqan për të shpërndarë disa dhurata dhe për të shpjeguar se si do të funksionojë mbështetja ekonomike për familjet që kanë tre ose më shumë fëmijë.

Ai thotë se që prej një janarit, të gjitha nënat që kanë tre ose më shumë fëmijë do të përfitojnë nga programi i mbështetjes me sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Kjo do funksionojë për nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeç

 

Tjetër kusht është që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë. Vendimi është marrë në tetor të këtij viti nga Këshilli i Ministrave dhe do të futet në fuqi në 1 janar 2023

Manastirliu u shpreh se “me buxhetin 2023 financojmë politikën e re, të mbështetur nga nisma e Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e grave të papuna me 3 dhe më shumë fëmijë. Ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milionë lekë dhe mbështet çdo grua me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, të papuna, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, duke subvencionuar nga shteti masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës”.

Buxheti 2023 financon 30,6 miliardë lekë për programet e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, që synon të sigurojë rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat më shumë fëmijë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë duke mbështetur kështu më shumë se 220 mijë qytetarë dhe familje. Buxheti 2023 për këto programe është rritur me 10,3 % krahasuar me buxhetin e vitit 2022 dhe nëse bëjmë dhe një krahasim me vitin 2013 buxheti për skemën e mbrojtjes sociale është rritur me 5.5 miliardë lekë më shumë”, theksoi Manastirliu.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 26/12/2022 19:42

    Befshi hajer qe jeni prane njerezve ne kete periudhe festash

    Përgjigju
  • Beni: 26/12/2022 19:41

    Sa mire qe po ndihmohen te gjitha familjet

    Përgjigju
  • Dori: 26/12/2022 18:27

    I kan ndihmuar dhe mbeshtetur pafund keto familje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike