Rama viziton shtëpinë e re të familjes së varfër në Sovjan të Korçës: Një tjetër dritë e ndezur (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele  duke sjellë një lajmë të mirë për familjen e varfër Hysenllari që jeton në  Sovjan të Korçës.

Pas një vizitë të bërë në tetor të vitit 2018-të, kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ish ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ka shkuar përsëri në shtëpinë e familjes së Ëngjëllush Hysenllarit në Korçë.

Familja Hysenllari jetonte prej shumë vitesh në kushte të vështira ekonomike dhe me një shtëpi të rrënuar që nuk plotësonte kushtet minimale të jetesë .

Shtëpia e re e Ëngjëllush Hysenllarit në Korçë

Përmes një postimi në rrjetin social Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me një tjetër dritë të ndezur aty ku kishte vetëm errësirë, ju uroj një të diel të paqtë".

Teksa ka marrë falënderime nga familjarët, Rama ka thënë se 10-at e fëmijëve janë shpërblim, dhe se kush do marrë 10-ta do marrë edhe nga një kompjuter.

Prej disa kohësh kryeministri Rama ka marrë nismën për të ndërtuar shtëpi të familjeve në venojë, që jetojnë në kushte të vështira.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 11/02/2019 11:15

    Je i vetmi politikan q po mundohesh t ndimosh ato familje t keputura fare n fukarallek .respekt

    Përgjigju
  • Italia: 11/02/2019 07:11

    BRAVO KSHU DUHET PUNUAR NUK RRUGOLLOHEN GJERAT NJE HERESH PD LE TE FLASI MU ME DHEMBIN SYT TI SHOH NE TELIVIZOR ATA JO TI JAP VOT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë