VIDEO/ Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro, shqiptari që themeloi Egjiptin e ri

Gjatë vizitës në Egjipt, Kryeministri Edi Rama vizitoi Xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, një figurë e shquar në historinë e shtetit modern egjiptian, i cili kishte origjinë shqiptare.

Kryeministri u njoh me historinë e Xhamisë, një objekt tepër interesant dhe me vlera të veçanta arkitektonike, vepër e arkitektit të famshëm Jusuf Boshnak.

Historiani i cili shoqëronte Kryeministrin në këtë vizitë rrëfeu se “Xhamia është ndërtuar në kujtim të djalit të Muhhamed Ali, Tosun Pashës. Ai e nisi ndërtimin e xhamisë në vitin 1830 dhe puna vazhdoi deri sa vdiq, në Aleksandri, në vitin 1848. Xhamia është në të njëjtin stil me atë të xhamive otomane, që përbëhet nga ndërtesa katrore të ndara në dy sheshe.”

Kryeministri u ndal në disa prej vendeve të posaçme brenda këtij objekti madhështor ku u njoh me detaje historike dhe të arkitekturës në veçanti.

“Sheshi ku jemi quhet “Haram”, sepse duket tamam si xhamia “Haram” në Mekë, që ka një oborr të hapur dhe një shatërvan, për marrjen e avdesit. Mund të shohim minaret tipike otomane në formë lapsi, që janë të larta 82 metra nga niveli i tokës. Këtu kemi kullën shumë të famshme të sahatit, që mban orën. Kjo orë iu dhurua Muhamed Aliut nga Luis Filip, mbreti i Francës dhe djali i tij, Saidi ndërtoi këtë kullë për të vendosur orën. Është sahati i parë me mekanizëm në Egjipt. E kemi riparuar tashmë dhe është gati të nisë nga puna shpejt, do Zoti. Mund të hyjmë brenda për të parë sheshin tjetër të xhamisë. Njerëzit nuk falen këtu, falen brenda në xhami. Arkitekti i xhamisë është shumë i famshëm, Jusuf Boshnak. Ai e bëri si kopje të xhamisë së Sulltan Ahmedit, në Stamboll. Edhe arkitekti vetë është nga Stambolli, pra ky është një imitim she shkëmbim influencash midis Turqisë dhe Egjiptit nga koha e otomanëve. Xhamia quhet edhe xhamia prej albastre, pasi është e mbuluar me alabastër. Ky lloj mermeri vjen nga një provincë 100 kilometra larg Kajros. Ndërkohë që hyjmë brenda dallojmë mbishkrimet kuranore.” - tregoi historiani.

Kryeministri Rama vizitoi edhe varrin e Muhamed Aliut që u ndërtua në vitin 1857, gati nëntë vjet pas vdekjes së tij.

Fortesa e Kajros brenda se cilës ndodhen Xhamia dhe varri i i Muhamed Aliut është një nga atraksionet më të njohura turistike në Egjipt me rreth 5 mijë deri 8 mijë turistë në ditë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore: Linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë! Homologu egjiptian: Së shpejti krijojmë komisionin e përbashkët të tregtisë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja