TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në terren për të bërë monitorim të zbatimit të urdhrave për të qëndruar në shtëpi. Në fokus të veçantë ka pasur të moshuarit, të cilët hasi disa prej tyre në rrugë. Me tone përgjëruese, urdhëruese, lutjeje, ai u ka kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, pasi janë më të rrezikuesit nga ky armik i padukshëm që ka prekur vendin prej mëse dy javësh, duke marrë 5 jetë njerëzish të pafajshëm.

"Sot në disa tregje të Tiranës ku situata ishte mjaft pozitive. Problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë. Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim", tha Rama, teksa ai për t'iu paraprirë të gjithë komentueve ka sqaruar edhe se përse nuk ka mbajtur doreza dhe maskë.

"Duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman mos më shkruani ku e ke maskën e pse s'ke dorashka. E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi... Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë, Rama zbriti në terren të monitoronte situatën në tregje, që janë zonat më problematike për respektimin e masave mbrojtëse, i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Pa maskë dhe pa doreza përballë të moshuarve/ Rama zbulon arsyen: Duke qenë se ju njoh mirë, po jua paraprijë përgjigjen (FOTO)

Kryeministri Edi Rama u ka paraprirë të gjithë qytetarëve që mund ta kritikojnë përse nuk ka përdorur maska dhe doreza teksa fliste me të moshuarit.