Ditën e shtunë në 21 dhjetor në Durrës do të zhvillohet takimi i radhës për minishengenin ballkanik, të cilin Kosova e refuzuar, ndërsa Rama e kritikoi vendimin. Kryeministri Rama tha se do të ketë përfaqësues edhe nga DASH-i dhe vendet e tjera dhe organizata. "Kosova bën mirë të mos vijojë të luajë por ti dëgjojë SHBA-te. Ashtu sikur i ka dëgjuar në kohën kur pa ata nuk do të ishte ashtu sikur është. Do të vinë të gjithë, edhe nga vendet e tjera, Kosovën e kam ftuar përsëri.
Do të vinë nga SHBA, i dërguari special i SHBA Palmer më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do të dërgojë dy persona nga DASH në mbështetje të këtij procesi, do të vijnë nga KE, nga BERZH, BB, Banka e Investimeve, do të vijnë të gjithë, sepse e mbështesin të gjithë këtë proces. Nuk mendoj se SHBA, Gjermania, Franca, Europa, kanë ndonjë dyshim lidhur me atë aspekt shqetësues që përbën Serbia apo ka konspiracion kundër Kosovës. Kosova është fitimtare të luftës, të kthejë veten humbës? Të izolohet, edhe nga ne, që të izolohemi nga procese që janë në funksion të zgjidhjes së cështjes".
Rama kritikoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me tarifën 100% për mallrat e Serbisë. "Macron i tha Ramushit, 4 muaj, na e jep mundësinë mua edhe kësaj (Merkel), mos e hiq tarifën, pezulloje katër muaj dhe nëse nuk ndodh asgjë, heq veton për liberalizimin e vizave. Sot do të lëviznit të lirë nëse tarifa do të përdoren si instrument dhe jo si qëllim. Kështu është kur bëhet politikë ne emër të syve të Kosovës dhe duke i pasur sytë miop" tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama: Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort, kush merr leje dhe e shkel më fort
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 2766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Ish numri 2 i Metës gati të bashkëpunojë me Ramën, Braimllari për Report Tv: Dua të jap angazhimin tim për zgjedhjet e 11 majit! S'kam problem ta nis si 19 vite më parë
13 Janar, 13:32
-
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
13 Janar, 13:28