Rama: Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort, kush merr leje dhe e shkel më fort

Rama: Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort, kush merr leje dhe e shkel më fort

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zbuloi se i ka dërguar një mesazh, jo publik, por në telefon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor. Kreu i qeverisë tha se Basha nuk iu përgjigj mesazhit dhe më pas i bëri edhe dy thirrje publike që të uleshin bashkë për të përballuar fatkeqësinë, por mori përgjigje negative, pasi lideri demokrat refuzoi.

"I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne.

Kanë humbur shtëpitë, por nuk duhet të humbin sesin e përkatësisë në një vend ku nuk janë vetëm. Nuk kam marrë përgjigje. I kam bërë edhe dy thirrje publike. Është e vërtetë, Lulzim Basha është përpjekur për të mos dalë i tepërt, por vetëm kaq. Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës. Por janë të tjerët që përpiqen të gjuajnë nga të katërta anët" tha Edi Rama te 'Zona e Debatit' në Klan Kosova.

Kryeministri u shpreh se kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort, ndërsa kush merr leje dhe e shkel duhet të dënohet më fort. "Arrestimet i ka kërkuar media e para, që të nesërmen me çjerrje dhe grushte mbi tavolinë, por ky është proces që kërkon dokumentim dhe në mënyrë të padrejtë për të nxjerrë atë kunjën ku janë vërsulur ndërtimeve të reja dhe kullave. U bë gjithcka që ky është rezultati i boom-it të ndërtimeve.

Tre kategori janë me probleme; Kategoria e parë ata të viteve '70 me punë vullnetare, e dyta janë ato pa leje individuale në zonat periferike, dhe ato të rejat pa mbikëqyrje, që kanë marrë një grup me mistri, një me llaç dhe më pas kanë shtuar katet pa leje. Po hetohet edhe për pallatet e reja të dëmtuara.  

Të fajësonim kohën kur Berisha udhëhiqte lumin e ndërtimtarëve pa leje, dhe predikonte Bathoren si mrekullinë e tetë të botës apo gjithë historitë e tjera që ndoqën njëra tjetrën por nuk besoj se është e drejtë që të bëhet ky fajësim, pasi koha ishte e tillë.  Kush ndërton pa leje duhet të dënohet shumë fort, kush merr leje dhe e shkel duhet të dënohet më fort" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Minishengeni/ Rama godet Albin Kurtin: Kujton se do shpëtojë botën

Kryeministri Edi Rama tha se projekti i minishengenit Ballkanik nuk do të ndalet dhe se për këtë ka mbështetjen e SHBA-ve, ndërsa kritikoi qëndrimin e Kosovës dhe të Albin Kurtit që e ka konsideruar këtë “një hap të nxituar”. "Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëllime.

Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut. Më vjen keq për Hashim Thacin që bën një piruetë 360% dhe kthehet në të njëjtin pozicion, ishte i ftuar, nga cfarë tavoline po ikën? Ky është një virus që rrezikon t'u futet të gjithëve. Pse këta do të më marrin peng mua duke menduar se do të më shpallin tradhtarë? Kurrë" tha ai.

"Këtu kanë ardhur edhe te unë dhe më kanë thënë këtu është vija e kuqe, ndërsa shengeni rajonal e heq kufirin me marrëveshje bilaterale. Duhet me u bërë pjesë e kësaj tryeze. Nuk bëhet kaq lehtë, që hiq kufirin dhe KÇK-ja ikën e gjitha në Kosovë. Nuk kemi hyrë me ëndrra, por me plan" tha ai.

Ora 21:48
Rama zbulon çfarë i tha Macron, Haradinajt në Berlin: Kosova bën mirë të mos luajë...

1576788732_1576785763Screenshot2.jpg

Ditën e shtunë në 21 dhjetor në Durrës do të zhvillohet takimi i radhës për minishengenin ballkanik, të cilin Kosova e refuzuar, ndërsa Rama e kritikoi vendimin. Kryeministri Rama tha se do të ketë përfaqësues edhe nga DASH-i dhe vendet e tjera dhe organizata. "Kosova bën mirë të mos vijojë të luajë por ti dëgjojë SHBA-te. Ashtu sikur i ka dëgjuar në kohën kur pa ata nuk do të ishte ashtu sikur është. Do të vinë të gjithë, edhe nga vendet e tjera, Kosovën e kam ftuar përsëri.

Do të vinë nga SHBA, i dërguari special i SHBA Palmer më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do të dërgojë dy persona nga DASH në mbështetje të këtij procesi, do të vijnë nga KE, nga BERZH, BB, Banka e Investimeve, do të vijnë të gjithë, sepse e mbështesin të gjithë këtë proces. Nuk mendoj se SHBA, Gjermania, Franca, Europa, kanë ndonjë dyshim lidhur me atë aspekt shqetësues që përbën Serbia apo ka konspiracion kundër Kosovës. Kosova është fitimtare të luftës, të kthejë veten humbës? Të izolohet, edhe nga ne, që të izolohemi nga procese që janë në funksion të zgjidhjes së cështjes".

Rama kritikoi kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me tarifën 100% për mallrat e Serbisë. "Macron i tha Ramushit, 4 muaj, na e jep mundësinë mua edhe kësaj (Merkel), mos e hiq tarifën, pezulloje katër muaj dhe nëse nuk ndodh asgjë, heq veton për liberalizimin e vizave. Sot do të lëviznit të lirë nëse tarifa do të përdoren si instrument dhe jo si qëllim. Kështu është kur bëhet politikë ne emër të syve të Kosovës dhe duke i pasur sytë miop" tha ai.

Ora 21:32
Shikoni si është dëmtuar Kryeministria, Rama: Kati i parë mund të ishte këputur


Tërmeti preku duke dëmtuar edhe Kryeministrinë. Salla e hartave në selinë e qeverisë pësoi më shumë dëme.  Kreu i qeverisë tha se nëse nuk do të ishte ndërhyrë në 2013 kati i parë kati i parë i godinës do të ishte këputur. "Kam marrë një ftohje të lehtë. Kjo godinë që në vitet '80 ka pasur një raport të shkruar dhe ishte e rrezikshme, ka jetuar me këtë rrezikshmëri deri në 2013 kur erdhëm, lexuam dokumentin dhe morëm masat për të forcuar katin e parë. Nëse kati i parë nuk do të ishte forcuar, tërmeti i shtatorit do ta kishte këputur. Tani po bëjmë meremetimin. Kjo godinë nuk do të jetë e rrezikshme për ata që do të vijnë pas meje" tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 20/12/2019 11:17

    Ata qe kane lejuar dhe ligjeruar katet e teperta nga cparashikonte leja akoma me fort

    Përgjigju
  • KULLA DASHI SALHEUT: 20/12/2019 09:00

    Jo ne na duhet të vi në Kryeministri KRYEKRIMINELI SHQIPRIS me e bo tok të xanme e me e bo tok të djrgur siç e bëri Shqiprin o kulla dashi salhdut. Edi Rama është djal Tirane ka qën basketbollist e Artist jo malok viçidoli nga familje analfabetësh siç është kryekrimineli salhe. Edi Rama vjen nga familje super intelektuale e është burrr Shteti. Edi Rama ska vrar njeri. Çuni Edi Ramës nuk shëtit botën me lek të vjedhme ne populli Shqiptar se kemi pa. Sy peshkaqeni shëtit nëpër bot pa kap 1 dit me dor pun. Prandsj o kull dashur mos ngatro portat se bën autogol o bol.

    Përgjigju
  • capi: 20/12/2019 08:00

    Sipas Ramush Haradinajt, ne diten kur ndodhi termeti, dhe kur Kosovaret (ushtria) pritnin ftesen zyrtare nga qeveria e Shqiperise per te arritur te ndimojn ne shpetimin e qytetareve te goditur nga termeti, i biri i Kristaqit (Rama) nuk i kishte hapur telefonin!!!??? C`fare legeni eshte i biri i Kristaqit!!! Nuk do te ishte aq keq sikur kjo te mos ishte e vertete, fatkeqsisht eshte FAKT!!! I biri i Kristaqit mendon se populli eshte i MARRE!!! Ne politiken shqipetare jane qe te gjithe LEGENA-KRIMINEL!!! Pershendetje

    Përgjigju
  • asl: 20/12/2019 05:16

    Per nje gje me vjen keq ,mbet "qytetari dixhital"pa pune.

    Përgjigju
  • vera: 20/12/2019 01:04

    ASKUSH nuk do vije pas teje z,RAMA ,per te pakten 8 vitet e tjera,,,,deri tani ke treguar se je me I miri,,,,vetem nje kritike kam ,,angazho me shume akademike dhe njerez me super-intelekt si zj,bozo,,qe te riparojme ne kohe record demet e termetit...

    Përgjigju
  • KULLA-DASHESI: 20/12/2019 00:53

    PRISHE RAMA kryeministrine dhe bej aty nje pallat me PPP....C'NA DUHET KRYEMINISTRA NE,,NE DUAM KULLA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës