TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme se disa vite më parë kur ai kandidonte për kryebashkiak të Tiranës dhe në qeveri ishte Partia Demokratike, Emiljano Shullazi i kishte shkuar në fushatë dhe kishte tërhequr zvarrë deputetët e Partisë Socialiste Besnik Baren dhe Vasilika Hysin.

Rama tha se ai theu gjithçka gjeti, ndërsa refuzoi t'i përmendte edhe emrin.

“Ky personi që më thua, se nuk dua t’i përmend me emër. E kam zët këtë politikën me emra. Ky person ka ardhur me eskortë i mbështetur nga Policia e Shtetit në fushatën time per kryetar bashkie. Ka marr zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin dhe 100 veta që ishin në mbledhje elektorale dhe ka thyer çfarë ka gjetur aty me karrige. Ku është ky? Jo janë në burg, por në vigjilie të një procesi që vetëm ne kemi guxuar ta bëjmë. Që është procesi i izolimit të plotë nën shembullin e 41Bis në Itali. Ka filluar të implementohet", tha Rama.

nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin duke kërkuar pafajësi, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti.