Grupi kërkon përjashtimin e gjyqtarit, vijon të zvarritet cështja Shullazi

Grupi kërkon përjashtimin e gjyqtarit, vijon të zvarritet cështja Shullazi

TIRANE-Vijon që të zvarritet cështja Shullazi. Grupi Shullazi ka vijuar edhe në seancën e sotme kërkesën për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues. Në seancën e sotme ishte Gilmando Dani që kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, sipas tij për shkak të konfliktit të interesit në cështjen 'Vollga'.

Nuk munguan edhe debatet në sallë. Të pranishëm në seancë ishin Gilmando Dani, Endri Zela dhe Endri Qyqa. Ndërkohë seanca e sotme u shty pasi mungonte avokati i Endri Zelës, Bujar Shala, seanca e radhës për grupin Shullazi do të mbahet në datë 7 tetor ora 11:00.

Emiljano Shullazi është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 14 vite burgim, Gilamdo Dani me 12 vite burgim, Endrit Zela dhe Qyqja me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burgim.

Në nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Shullazi, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin duke kërkuar pafajësi, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja