Rama: Zyra e Hipotekës në
Tiranë, shembulli i modernizimit

Rama: Zyra e Hipotekës në<br />Tiranë, shembulli i modernizimit
Zyra e Hipotekës Tiranë është shembulli i parë i reformës modernizuese. Me këto fjalë e ka përkufizuar Kryeministri Edi Rama, menaxhimin e sporteleve të ZRPP Tiranë nga ADISA, Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama e ka përshkruar prezantimin e modelit të ri të shërbimit ndaj qytetarëve në ZRPP e Tiranës, konkretizim i hapit të parë në rrugën e një reforme rrënjësore që përgatitet prej 18 muajsh në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Bashkimin Europian. “Sportelet menaxhohen tashmë nga ADISA, Qendra e re e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, për të siguruar standard të ri, transparencë dhe shpejtësi në shërbimet e ofruara”, thekson Rama në “Facebook”.
 
Reforma

Sipas Ramës, Qeveria ka bërë një transformim rrënjësor të shërbimeve on-line. Portali i shërbimeve të shtetit e-albania, ka sot 167 shërbime nga 12 që kishte dy vite më parë. Qendra për ofrimin e integruar të shërbimeve publike ADISA, do të menaxhojë 128 zyra dhe 177 shërbime. “Kjo reformë ka dy aspekte. Atë të dukshmin dhe atë të padukshmin. Ai i dukshmi është ky që shihet sot. Një strukturë shërbimi e standardeve europiane. Aspekti i padukshëm është ai pas këtyre mureve, ku vazhdon intensivisht puna për të pastruar të gjitha kanalet e komunikimit dhe për të transformuar të gjithë bazën e të dhënave, në një bazë të integruar, të qëndrueshme e të besueshme dixhitale. Pjesë e kësaj reforme janë 9 ministri dhe 20 institucione varësie që ndërveprojnë me njëri-tjetrit, për ta transformuar të gjithë strukturën sporteleve të shtetit shqiptar, për ta transformuar shërbimin që jep shtetit shqiptar, në një shërbim të integruar, me standarde, me kritere e me rregulla të unifikuara”, tha Rama.
 
Shërbimi
Në prezantimin kësaj risie, ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito. “Një nga parimet bazë të kësaj reforme është që të arrijmë sa më shpejt në ditën që qytetarit të mos i kërkohet më të dorëzojë dokumente që i lëshon vetë shteti për marrjen e shërbimit. Pra, ka qytetarë që për nevoja të caktuara, kanë nevojë për një dokument, për të marrë të cilin, duhet të shkojnë deri në 21 pika të tjera, që të marrë 21 dokumente të tjera dhe të vijnë pastaj dhe të marrin dokumentin që kërkojnë. Ne duam ta zhbëjmë këtë praktikë nga rrënjët dhe duam që të arrijmë, e do të arrijmë në një kohë të arsyeshme, në momentin që çdo shkresë që qytetarit i duhet e që i lëshon shteti, shteti ta bëjë gati për qytetarin, ta ketë detyrim. E njëjta gjë për sipërmarrjen. Kjo do të thotë kursim i miliarda orëve që shqiptarët konsumojnë prej 20 e kusur vitesh, derë më derë, e shteg më shteg e sportel më sportel”, tha Rama gjatë ceremonisë së zhvillua paraditen e djeshme. Nga ana e saj, Ministrja Harito u shpreh se reforma që nis nga ZRPP e Tiranës dhe do të shtrihet në të gjithë sportelet e vendit do të krijojë një kulture të re në shërbimin ndaj qytetarëve. “Kjo reformë do të shtrihet në gjithë territorin dhe është rasti për të përgëzuar këtë agjencia, e cila brenda 10 muajsh ka ngritur kapacitet, ka adaptuar gjithë këto metoda të reja, me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha Harito. 


rama

"Objektivi madhor afatmesëm i reformës është të arrijmë sa më shpejt në ditën që qytetarit të mos i kërkohet më të dorëzojë dokumente që i lëshon vetë shteti për marrjen e shërbimit. Ka qytetarë që për të marrë një shërbim a një dokument, u duhet të shkojnë deri në 21 pika të tjera, që të marrin 21 dokumente të ndryshëm përpara se të marrin nje dokument të caktuar. Kjo praktikë do të zhbëhet nga rrënjët. Me një program të qartë veprimesh dhe masash, do të arrijmë që çdo shkresë që qytetarit i duhet dhe që e lëshon shteti, vetë shteti ta bëjë gati për qytetarin. E njëjta gjë për sipërmarrjen padyshim," tha Rama.

rama

Të gjitha sportelet e institucioneve shqiptare tashmë menaxhohen nga ADISA, Qendra e Re e Ofrimit të Shërbimeve Publike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë