Ramadi, forcat qeveritare avancojnë
drejt kompleksit qeverita

Forcat qeveritare irakiane po avancojnë në qendrën e Ramadit të kontrolluar nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

Një zëdhënës i shërbimit të anti-terrorit, Sabah al-Numani, njoftoi se trupa ushtarake dhe milicë, të mbështetur nga Forcat Ajrore, kanë nisur spastrimin e zonave rezidenciale nga militantët e po i drejtohen kompleksit kryesor qeveritar.

Ramadi, i ndodhur 90 km në perëndim të kryeqytetit të vendit, Bagdad, ra në duart e ISIS-it në muajin maj. Mposhtja e ushtrisë irakiane në atë rast ishte poshtëruese.

Trupat e saj megjithatë, arritën të përfundonin rrethimin e qytetit muajin e kaluar, duke i izoluar militantët e mbetur në qendrën e tij nga fortesat e tjera të tyre ne provincen e Anbarit.

Mendohet se në Ramadi ka ende 250 apo 300 ekstremistë të Shtetit Islamik.tch

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra