RAMALLAH (Territoret Palestineze), 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas e cilësoi akt barbar vdekjen e një zyrtari palestinez në përplasjet me ushtarët izraelitë gjatë një manifestimi në Cisjordaninë e pushtuar.
"Abbas dënoi sulmin brutal që ka shkaktuar vdekjen e Ziad Abou Ein. Ky është një akt barbar që as nuk mund të pranohet dhe as të tolerohet", shtoi ai, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.
Një zyrtar palestinez u vra sot si pasojë e përplasjeve me ushatarët izraelitë gjatë një manifestimi në Çisjordani, bënë të ditur burime mjekësore dhe të sigurisë.
Ziad Abou Ein, i ngarkuar me çështjen e kolonizimit në Autoritetin palestinez, humbi jetën pasi u godit në gjoks nga ushtarët gjatë një manifestimi në rajonin Turmus Ayya, pranë Ramallahut, theksoi një burim i sigurisë palestineze./
/ec/ a.jor.