RAMALLAH (Territoret palestineze), 30 shtator /ATSH-AFP/ - Një zyrtar i lartë palestinez krahasoi sot kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu me shefin e organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik në përgjigje të drejtuesit izraelit, i cili po përpiqet që prej disa javësh të krahasojë Hamasin me këtë grup ekstremist të armatosur.
"Netanyahu po provon të shkaktojë frikë me Shtetin Islamik drejtuar nga Omar al-Baghdadi, por Netanyahu harron që ai vetë drejton Shtetin Hebre", konfirmoi kryenegociatori, Saëb Erakat pas fjalimit të Netanyahut në OKB, në të cilin konfirmoi se lufta e Izraelit kundër Hamasit ishte e njëjtë me atë të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.
"Netanyahu po përpiqet të kalojë konfliktin në rajon nga një konflikt politik në një konflikt fetar", theksoi Erakat.
"Ai (...) mbështet kolonët terroristë që vrasin, shkatërrojnë dhe djegin xhami dhe kisha (...) ashtu si burra nga Bagdadi vrasin dhe terrorizojnë. Me fjalimin dje në mbrëmje, Netanyahu mbylli përfundimisht portën për të avancuar drejt një zgjidhjeje me dy shtete në kufijtë e vitit 1967 dhe refuzoi çdo zgjidhje politike serioze", theksoi Erakat./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com