Rama-pronarit të fabrikës ku prodhohen aksesorë kuzhine në Kamëz: Ndani pak nga fitimi juaj për skuadrat që iu mbajnë në këmbë

 

Gjatë vizitës së tij në Kamëz, në një fabrikë ku prodhoheshin aksesorë të kuzhinës me bazë drurin e ullirit, kryeministri, Edi Rama i kërkoi pronarit të biznesit ku ishin të punësuar 100 persona, që të rriste pagat e tyre duke hequr pak nga fitimi i tij.

“Nuk e di a e dini por ne tani do kalojmë buxhetin në parlament dhe edhe për pagën deri në 50 mijë lekë do heqim të gjitha tatimet. Ti do bësh këtë shtesën tënde, puna është të shtosh nga vetja jo vetëm nga tonat.

Gjithë puna është që ju pronarët të ndani mendjen në këtë fazë që po ndatë pak nga fitimi juaj për skuadrat që ju mbajnë në këmbë do jetë investim i madh për të nesërmen sepse është futur një histeri e madhe që duhet kundërshtuar me forcë me paga më të mira”-tha kryeministri.

Më tej, Rama i tha pronarit të biznesit që një kopsht i ndërtuar për fëmijët e të punësuarve, do të ishte një ide perfekte.

Rama: Meqë do bësh investimin e ri, një kopsht i vogël për fëmijët e tyre do ishte perfekt.

Biznesmeni: Me zotin kryetar, të gjendet një vend këtu pranë dhe të investojmë për një kopsht.

Rama: Po u dhe një mundësi që edhe fëmijët t’i sjellin në kopësht këtu, do ishte super.


Lajmi kryesor:

Rama në Kamzë: Edhe 'Partia e Lekut' ka marrë financime ruse! Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot, s’është faji i politikës largimi i shqiptarëve


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani