Rama-tregtarëve: Mos abuzoni me çmimet në këtë kohë lufte, s'keni për t'i gëzuar lekët e abuzimeve...do trajtohet si krim

Rama-tregtarëve: Mos abuzoni me çmimet në këtë kohë lufte, s'keni për t'i gëzuar lekët e abuzimeve...do trajtohet si krim

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pasur një paralajmërim të fortë për tregtarët e shumicës për të mos rritur çmimet e mallrave. Duke iu sjellë në vëmendje ndëshkimin që është parashikuar me aktin normativ të hyrë në fuqi pak ditë më parë, Rama bën me dije se do të trajtohet njësoj si krim.

"U bëj thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës dhe të mos luajnë me popullin, sepse pasojat që do të bien mbi ta do të jenë shumë të rënda, e nuk kanë për t’i gëzuar lekët e abuzimeve me çmimet në këtë kohë lufte, ku s’ka haram që do iu bëhet hallall! Kush i shtrëngon shitësit e pakicës të bëjnë fatura të rreme kryen një paligjshmëri që në këtë kohë do të konsiderohet krim dhe do të trajtohet si krim", shkruan Rama.

Jo më larg se dje, u zhvilluar një kontroll blic në tregun e shumicës në Kashar, nga ku rezultoi se 4 administratorë kishin abuzuar me çmimet dhe faturat, e për pasojë u ndëshkuan. Akti normativ parashikon 5 milionë lekë gjobë pikave të shumicës që rrisin çmimet, 100 mijë lekë pakicës si dhe 6 vjet pezullim të subjektit përsëritës.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensjonisti: 19/03/2020 07:07

    Juve zoti Kryeminister i drejtohuni tregtateve per abuzim me cimimet mire beni dhe me ashper duhet te ragoni,por per rimbulsimin e ilaceve per pensjonistet te lene ne diten e hallit spo ragoni.Ju flisni neperfaqet e gazeteve dhe ekranet telefizivr per rimbulesim te ilaceve ne nje kohe ky rimbulesim po te thuash eshte ne koten zera.Po te jap nje shembull Ilacet e djabetit qe duhet te jene fales asgje nuk rimbulesoni te ilaci sijaforit,lakanilit, dhe Tomsolozinen,bota shume vende te rajonit i kane fales.Nje ilace Tomsolozina qe eshte e domsdoshem per ata qe vujne nga Prostata e keni ulur mese 80/ perqind ribulsimin eshum te tjera.Pensjonistet jane shtresa me varjanel ne aspekter ekonomike dhe me e perbindeshme e sistemit per pagesen e takseve dhe votimit ne rrjesht gjate fushateve zgjedhore.Ju dhe qeveria duhet beje meshum per pensjonistet ne rase dotjujapesh rimbulsimin e ilaceve jepja te plote mos i genjeni dhe ju pergjysmoni pensjonin. Duhet me shume kerkese e kontroll per farmacit,pasi shum prej tyre abuzojn me cimimet e barneve.

    Përgjigju
  • Evi: 18/03/2020 17:33

    Ti mir e ke o gjigand po ka vajt 5 mi lrk kile limonit

    Përgjigju
  • Beni: 18/03/2020 13:38

    Po ti mor kryeminister bandit do te gezosh leket e PPP ? O hajdut i mjere !!

    Përgjigju
    • shpk: 18/03/2020 15:03

      pyet lulken dhe liken se do marresh pergjigje o ben qe as vet nuk ecen dot

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?