Rreth 2120 persona kanë humbur jetën në Shqipëri prej ndotjes së ajrit. Është ky raporti i cilësisë së ajrit në Europë që e rendit Shqipërinë si një nga vendet e ndotura të rajonit.

Pjesa më e madhe e vdekjeve, pra 2010 persona, janë shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, ndërsa 10 prej tyre nga dioksidi i nitrogjenit dhe 100 prej ozonit.

Ndërkohë që në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776.
 
Sipas Monitor në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së ajërit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, që sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016 ndotja shkaktoi 660 vdekje.
 
Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veçanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive.
 
Bashkimi Europian, që po punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjitike, ka një rol të rëndësishëm.
 
Ndërkohë në vendet fqinje, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnje, njerëzit kanë nisur protestat për cilësinë e ajërit që thithin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com