Raporti, 30 dosjet me kohën
ekstreme në Gjykatën e Lartë

Raporti, 30 dosjet me kohën<br />ekstreme në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë, që është kupola e drejtësisë Shqiptare, konsiderohet si një ndër gjykatat që ka sjellë zvaritjen më të madhe të proceseve gjyqësore, për sa i përket nxjerjes së një vendimi përfundimtar. Kjo për shkak të numrit të madh të dosjeve që rregjistrohen në sekretarinë e kësaj gjykate, por edhe të numrit të vogël të trupave gjyqësore që ka në dispozicion kjo gjykatë.

Pavarësisht këtij probabiliteti, në shumë raste Gjykata e Lartë, ka vepruar në zgjidhjen e shpejtë të çështjes duke dalë me vendime përfundimtare. Por kjo sipas një studimi të kryer nga Qëndra për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) ka ndodhur në shumë pak raste.

Sipas këtij studimi në këto pak raste, trupat gjyqësore të Gjykatës së Lartë kanë vepruar me procedurë të përshpejtuar duke i dhënë zgjidhje konflikteve gjyqësore.Gjatë analizimit të këtij raporti gazeta “Shqiptarja.com”, mësoi se gjatë vitit 2016 Gjykata e Lartë ka marrë vendim përfundimtar, për më shumë se 600 dosje.

Pra në një vit, kjo gjykata ka arrirtur të nxjerë mbi 600 vendime. Ndërkohë në raport evidentohen dhe 30 rastet e shqyrtimeve gjyqësore me kohëzgjatjen më ektreme, duke arritur rekordin kohor të shqyrtimit të një dosje gjyqësore.

Rekordi, 2 dosjet e “Saudi Bradhers”
Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon listën e plotë të dosjeve civile që janë gjykuar në ekstremin kohor nga Gjykata e Lartë. Bëhet fjalë për 30 dosje, ku mes tyre një çështje i përket shtetasit Arben Frroku, kundër hipotekës së Tiranës, disa kompanive amerikane dhe dosja e shoqërisë “Saudi Bradhers Comercial Company” kundër hipotekës së Durrësit.

ashmë dihet që kjo kompani, ka hyrë në një kalvar gjyqesh të pafundme me hipotekën e Durrësit, shtetasin Zanmir Hasa dhe persona të tjerë.

Për një nga çështjet gjyqësore të gjykuara nga trupa gjyqësore e kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate Xhezair Zaganjori, mësohet se kjo kompani ka fituar kundër palës kundërshtare, duke rikthyer dosjen për rigjykim në gjykatën Administrative. Ndërkohë raporti zbulon se kjo dosje ka qëndruar në ekstremin e mundshëm të pritjes për tu gjykuar, pasi ka qëndruar në Gjykatën e Lartë plot 2080 ditë, duke thyer rekordin e çdo çështje tjetër.

Ndërkohë një tjetër dosje e kësaj kompanie, ka qëndruar në gjykatën e Lartë në pritje për tu gjykuar plot 1677 ditë. Ndërkohë lista me 30 dosje vijon me cështjen e shtetasit Lorenc Capeli kundër Dashurije Dino etj,, dosje e cila ka qëndruar plot 1696 ditë në pritje për tu gjykuar.

Koha ekstreme
Ndërkohë në raport evidentohen dhe 30 rastet e shqyrtimeve gjyqësore me kohëzgjatjen më ektreme, duke arritur rekordin kohor të shqyrtimit të një dosje gjyqësore.

Arben Frroku
Bëhet fjalë për 30 dosje, ku mes tyre një çështje i përket shtetasit Arben Frroku, kundër hipotekës së Tiranës, disa kompanive amerikane dhe dosja e shoqërisë “Saudi Bradhers Comercial Company” kundër hipotekës së Durrësit.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë