Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, raport që vlerëson me seriozitet shqetësimet e mëdha dhe problemet e thella që po kalon vendi. Basha tha se në kushte normale progres-raporti duhet të shërbejë si plan pune për çdo qeveri, por tha se kryeministri Edi Rama po heq përgjegjësitë nga vetja. Lideri i opozitës tha se, dështimi për hapjen e negociatave është “kursi i gabuar politik” i mazhorancës qeverisëse.
“Për fat të keq, qëndrimi zyrtar i kreut të ekzekutivit tregon se kjo shumicë dhe ky kryeministër, në vend të analizimit me realizëm të problemeve që paraqet raporti për ti hapur rrugë një reflektimi në funksion të korrigjimit të kursit të gabuar politik, i la vend edhe njëherë një shfaqe aspak prej shtetari, një shfaqe bufatorike sulmesh kundër cilido që kishte përpara përfshirë edhe median, dhe një kanosje të mirëkalkuluar për të hequr çdo përgjegjësi nga vetja. Fakti është që përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e atij që më 21 Qershor pamundësoi zgjedhje të vërteta demokratike duke shkatërruar procesin zgjedhor siç demonstroi raporti i ODIHR dhe përsërit raporti i Komisionit Evropian”, tha Basha.
Kreu i PD-së madje e cilësoi alibi gjyqësorin duke thënë se kreu i qeverisë ka bllokuar plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. “Përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e njeriut i cili nga njëra anë ngre gishtin tek alibia e gjyqësorit por nga ana tjetër, siç raporti thotë qartë, refuzon të plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Lartë pikërisht se përdor gjyqtarët me mandat të skaduar si masha për një pseudoreformë me qëllim kapjen e drejtësisë”, tha Basha.
“Në fund, Basha bëri thirrje për protesta duke thënë se PD ka në krah BE-në dhe SHBA-në. Bashkë me ne për ta nxjerr vendin nga kjo krizë janë dhe partnerët tanë BE dhe SHBA. Ndaj është koha që qeverisë dhe shumicës Rama-Meta ti tregojmë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, të vrasjes së frikës dhe të marrjes në dorë të fateve të vendit, si evropianë në mënyrë dhe procese demokratike”, përfundoi kreu i PD-së.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO