Raporti i OKB/ Shqiptarët ‘koka’ e trafikut të drogës dhe prostitucionit në Belgjikë, përdorin lokalet ‘Madam’

Në raportin e vitit 2018 të zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet (UNODC) Shqipëria rezulton se është sërish një vend tranzit për trafikun e drogës drejt Europës.

Sipas këtij raporti, grupet kriminale shqiptare janë mjaft aktiv në Europë dhe së fundmi ata kanë krijuar një rrejt aktiv në Belgjikë, ku në lokalet e shfrytëzimit të prostitucionit shpërndajnë dhe drogë.

Shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës, sipas raportit, përdorin lokalet “Madam” në Belgjikë, ku shpërndajnë drogën dhe mbledhin të ardhura dhe nga shfrytëzimi i vajzave të trafikuara për prostitucion.

Ky raport fakton dhe linjën e pastrimit të parave të fituara nga këto aktivitete kriminale, ku nga Belgjika u nisën 3.4 milionë euro në dy automjete ‘Toyota Auris’, para të cilat sipas policisë shqiptare janë të kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit