Milionat e turistëve, janë të pamjaftueshëm për bizneset e sektorit të shërbimeve, të cilët shprehen pesimistë për aktivitetin e tyre edhe në kulmin e sezonit. Besimi i sektorit të shërbimeve në gusht regjistroi rënie me 5% thotë Banka e Shqipërisë, dhe shkak për këtë sipas vrojtimit janë vlerësimet jo optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe nga ato për nivelin e kërkesës.
Po ashtu bizneset kanë deklaruar se presin ulje të kërkesës në sezonin e vjeshtës. Por nga ana tjetër nuk heqin dorë nga shtrenjtimi i shërbimeve të tyre, pasi ata deklarojnë se çmimet do të rriten. Për muajin e kaluar besimi në ekonomi rezultoi 1% me i lartë se me parë, dhe u ndikua më së shumti nga industria, tregtia dhe ndërtimi. Edhe pse në shifra minimale pozitivisht në këtë muaj kanë ndikuar edhe qytetarët.
Shtimi i importeve, pritshmëritë pozitive për punësimin dhe pritjet për rritje çmimesh në të ardhmen kanë bërë që tregtia të kryesojë besimin në ekonomi me rritje prej 6%. Ndjekur nga sektori i industrisë me rritje të besimit me 3.4%, si rezultat i shtimit të kërkesës për porosi, që po shoqërohet edhe me rritje të prodhimit. Sektori pret shtrenjtim te produkteve, ndërkohë pesimist është vetëm për punësimin, për të cilin parashikojnë rënie të mëtejshme.
Sektori i tretë me rritje është ndërtimi. Si rezultat i shtimit të aktivitetit, bizneset kanë rritur besimin me 2%. Por nga ana tjetër ky shtim i ndërtimeve nuk po shoqërohet me më shumë porosi, për pasojë çmimet raportohen në rënie. Kurse konsumatorët nga ana tjetër janë 1.2% më optimist se në korrik, pasi vlerësojnë se situata financiare po përmirësohet dhe se do t'i rikthehen blerjeve në shuma të mëdha.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor 2024, 14:12
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor 2024, 14:28
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor 2024, 10:58
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor 2024, 16:42