Raporti, DASH: Në Shqipëri korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.

“Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin që doli të premten.

Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.

“Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”, thuhet në raport.

“Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit”, thuhet në raport.

Probleme të ngjashme përmenden edhe për gjyqësorin.

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”, thuhet në raport.

Po ashtu thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinare ndaj gjykatësve.

Në raport thuhet se në përgjithësi autoritetet mbajtën kontroll efektiv mbi policinë, Gardën e Republikës, forcat e armatosura dhe shërbimin e zbulimit, “megjithëse zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kryen shkelje”.

“Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale. Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t’i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion”, thuhet në raport.

Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.

Megjithëse qeveria kishte mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimet dhe korrupsionin, korrupsioni i policisë vazhdoi të mbetej problem.

Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe së medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikimi tek media në mënyrë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu “presioni politik, korrupsioni, mungesa e fondeve e ndrydhën median e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 21/04/2018 20:49

    Rama bej veting ne krejte administraten po je burre, ke administrator te shoqerive shteterore, jane bere supermilonier, dhe vazhdojne pa ju hyre gjemb ne kembe, hiqi te shpetosh veten

    Përgjigju
  • BARDHA e ZEZE: 21/04/2018 15:11

    TAHIRI eshte Kali I TROJES .MERRNI CELESAT TEK SOTA (ESHTE Brenda ERDOGAN) HAPNI KALIN NE KATIN E PARE ESHTE META TAHIRI ESHTE NE PREHERIN E TIJ DHE RAMA NE BASEMENT KA THEMELET E NDERTESES SE KRIMIT E MAFIAS .PSE FLET GJELA DUKE KRUAJTUR ZERIN SE NUK JA MBAN .KA FRIKE .NUK MENDOJ SE LU ESHTE FRIKACAK , POR MENDOJ SE ESHTE I MAJTE ...

    Përgjigju
    • Tirona: 21/04/2018 21:11

      Ky eshte kulmi qe nje shqiptar breke grisur ti thote nje shtetasi amerikan i majte.....

  • Kamaleoni: 21/04/2018 10:26

    Ku jane ata komentuesit e zellshem mavi qe mezi presin lajmin per te vjelle vrer ndaj opozites... per kete lajmin qe vjen nga big brother sju qenkan lidhur 2 llafe bashke... nejse me buke ta hani dhe kete arritje se mos i rruhet njeriu realisht per kete vend... dhe o burra si kope te na rroje reforma qe po e crrenjos korrupsionin...

    Përgjigju
    • blenard: 21/04/2018 12:38

      un jam nje der ta kamaleon dhe e them dhe rama ne gop te semes te vere po saper opoziten tende nje pyetje po te bej ka opozite ne shqiperi keto vite ? kush esht lulushi jote apo berisha se berishen e kini dhe si skenderbeun ju bierini rames mos e lere ti bier departamenti i shba por ju me fakte mos shkoni te digjni ndertesa se ato prap ne e paguajm kjo esht oposit bashkqytetar i dashur nuk e kemi bire te vetem Ramen ne po ka vjedh ne bur e duam po aq sa salen tend vetem me nje diferenc se ju skenderbeun tuaj e doni perjet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb