“Mafia shqiptare në Greqi”. Policia greke në bashkëpunim me INTERPOL kanë hartuar një raport ku paraqesin rrezikshmërinë që paraqet për Greqinë dhe vendet e Bashkimit Europian mafia shqiptare, e cila sipas tyre po zgjeron territorin e veprimit.
Në raportin e publikuar nga gazeta greke “Kathimerini” thuhet se veprimtaria kryesore e mafias shqiptare në Greqi është trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë, pa lënë pas grabitjet.
“Krimi i organizuar shqiptar është shndërruar si një ndër kërcënimet kryesore për vendet e BE-së.
Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit në Bashkimin Europian. Gjatë gjysmës së parë të 2017, shërbimet greke të drogës kapën 6.8 ton hashash me origjinë nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2016 sasia e kapur ishte 8.4 ton .
Droga trafikohet në mënyrë të ndryshme, në rrugë tokësore ose detare me gomone. Po ashtu heroina futet në Shqipëri nga Afganistani dhe Turqia me destinacion më pas Europën Juglindore.
Grupet kriminale shqiptare përpiqen të fitojnë akses direkt në kartelin e kokainës nga Amerika Latine.
Kjo u demonstrua nga shkatërrimi (11 korrik) i një rrjeti të trafikut të drogës i kryesuar nga një 44 vjeçar shqiptar, i cili importonte sasi të konsiderueshme të kokainës në Greqi drejtpërdrejt nga Bolivia’ thuhet ndër të tjera në raport.
Përpos drogës, grupet kriminale shqiptare dominojnë edhe te trafikimi i qenieve njerëzore dhe vjedhja e makinave luksoze.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO