Raporti i BE: Në Shqipëri 23% e vdekjeve vjen nga ndotja, në Europë një në 8 persona

Raporti i BE: Në Shqipëri 23% e vdekjeve vjen nga ndotja, në Europë një në 8 persona

Foto ilustruese

Në bazë të raportit të fundit të agjencisë së mjedisit në BE (EEA), një në tetë vdekje në Evropë ka si shkak ndotjen. Në raport theksohet se faktorë të tillë si ajri dhe ndotja akustike, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kanë kontribuar në13% të të gjitha vdekjeve.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se komunitetet më të varfëra dhe njerëzit në nevojë ishin më të goditur nga ndotja.

"Ekziston një lidhje e qartë midis gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullatës sonë," tha Komisioneri i Mjedisit i BE Virginijus Sinkevicius.

"Të gjithë duhet ta kuptojnë që duke u kujdesur për planetin tonë ne jo vetëm që po shpëtojmë ekosisteme, por edhe jetë", shtoi ai.

Çfarë zbuloi raporti?

Raporti nga agjencia me bazë në Kopenhagen, zbuloi se një total prej 630,000 vdekjesh të parakohshme në BE u atribuohen faktorëve të mjedisit.

400,000  persona humbasin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, ndërkohë që 12,000 persona humbin jetën për shkak të ndotjes akustike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ndotja e ajrit shkakton vdekjen e miliona njerëzve nëpër botë çdo vit dhe përbën një të tretën e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës. Një raport tjetër i OBSh-së për ndotjen akustike vuri në dukje se ai ndikon në problemet e zemrës duke rritur presionin e gjakut dhe hormonet e stresit. Raporti i fundit i EEA gjithashtu hulumtoi se cilat komunitete u prekën.

"Njerëzit e varfër janë të ekspozuar në mënyrë disproporcionale ndaj ndotjes së ajrit dhe motit ekstrem, duke përfshirë valët e nxehtësisë dhe të ftohtin ekstrem".

Cilat vende preken më shumë?

Raporti i BE vuri në dukje "ndryshime të qarta" midis Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore.

"Barra e sëmundjes së mjedisit është përhapur në mënyrë të pabarabartë në të gjithë Evropën. Përqindja e vdekjeve që i atribuohen faktorëve të mjedisit varion nga  9% në Norvegji dhe Islandë në 23% në Shqipëri dhe 27% në Bosnje dhe Herzegovinë."

Sa i përket vendeve anëtare në BE, vendi me vdekshmërinë më të lartëështëRumaniam, 19%. Vende të tjera të goditura rëndë përfshijnë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në MB, ndërkohë, rreth 12% e vdekjeve thuhet se janë të lidhura me ndotjen e mjedisit.

"Komunitetet e privuara nga shoqëria zakonisht luftojnë nën një barrë të trefishtë të varfërisë, mjediseve me cilësi të dobët dhe shëndetit të sëmurë," shkruhej në raportin i EEA.

"Evropa Lindore dhe Evropa Jug-Lindore janë më të varfra dhe më të ndotura se pjesa tjetër e Evropës, me grimca të emetuara nga djegia e karburantit të ngurtë për ngrohje banimi dhe gatim," theksohej në raport.

Çfarë mund të bëhet?

EEA tha se "hapësirat jeshile dhe blu" duhet të kenë përparësi pasi ato "ftohin qytete gjatë valëve të nxehtësisë, lehtësojnë ujërat e përmbytjeve, zvogëlojnë ndotjen e zhurmës dhe mbështesin biodiversitetin urban".

Gjithashtu duhet ulur trafiku rrugor dhe subvencionet e karburanteve fosile duhet të hiqen.

Komisioni Evropian i ka dhënë jehonë kësaj pikëpamjeje se një ulje e trafikut rrugor - posaçërisht automjeteve me naftë - do të ishte e dobishme. Ai ka sugjeruar gjithashtu futjen e masave për të inkurajuar përdorimin më të madh të makinave elektrike.

Vitin e kaluar, Londra prezantoi një Zonë Ultra të Emetimeve të Ulëta (ULEZ) në një përpjekje për të kufizuar emetimet e ndotësve nga makinat, furgonët dhe kamionët. Ai përfshin ngarkimin e shoferëve më shumë për të përdorur automjete të vjetra në zona të caktuara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë