Raporti i Komisionit Europian vlerëson maksimalisht progresin e qeverisë në dhënien e shërbimeve publike përmes platformës digjitale e-Albania.
Raporti nënvizon se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përmes e-Albania, ka ofruar deri në 1.5 milion shërbime për qytetarët, çdo muaj.
“Është bërë progres në strategjinë e axhendës dixhitale dhe shërbimet e qeverisjes elektronike.
Në vitin 2019, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) lançoi "TechSpace", laboratorin TIK për të mbështetur startupet dhe studentët e fushës së teknologjive të fundit të informacionit dhe vazhdon të menaxhojë portalin e-Qeverisjes që ofron 627 shërbime online (29 më shumë se në vitin 2018 dhe një total prej 1818 shërbimesh deri më 8 qershor 2020). Ka mbi 1 500 000 përdorime të shërbimeve elektronike çdo muaj në portalin e-Albania. Mbi 12.7 milionë përdorime të shërbimeve elektronike janë regjistruar gjatë janar - majit 2020 (krahasuar me 2 947 000 në të njëjtën periudhë të një viti më parë). Në vitin 2019, Platforma Qeveritare e Ndërveprimit (lejon ndërveprimin midis 53 sistemeve elektronike të institucioneve publike) regjistroi një rritje prej 35% të transaksioneve”, thuhet në raportin e KE.
Ky është raporti i katërt nderkombëtar pas atij të OKB, OECD dhe DASH, që i jep Shqipërisë notën maksimale në shërbimin ndaj qytetarëve përmes portalit unik e-Albania.
Kujtojmë se në këtë platformë, së shpejti, do ofrohen mbi 90% e shërbimeve publike.
Një pjesë e raportit të KE
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Bie’ kufiri me Kosovën, leja e kalimit vetëm online tek e-Albania
13 Qershor, 12:23
-
Kartelat dhe rezervimi për kryerjen e vaksinave për fëmijët 0-7 vjeç do bëhen online në e-Albania
11 Qershor, 16:41
-
e-Albania: Ja çfarë ka ndryshuar në identifikimin dhe hyrjen në llogarinë tuaj në portal
8 Shkurt, 14:22
-
'E-Albania' jashtë funksionit për 2 ditët e ardhshme, AKSHI: Do të ketë ndërprerje të shkurtër të shërbimeve online, në kuadër të proceseve për përmirësimin e tyre
1 Shkurt, 16:22
-
'Koha të merremi vesh qartë!' Rama kritik ndaj bankave: Ulni transaksionet në cash! Digitalizoni sa më të shpejt sistemin
1 Shkurt, 11:26
-
Kumbaro: Aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit të hapura në e-Albania deri në 6 dhjetor
3 Dhjetor 2023, 13:48
-
Ministria e Brendshme njoftim për shtetasit e huaj: Pajisja dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit do të bëhet përkohësisht nga e-Albania
17 Tetor 2023, 16:42
-
Samiti i Ballkanit Perëndimor, vlerëson e- Albania, si rast suksesi në rajon
5 Tetor 2023, 16:47
-
Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e ‘hienat’ janë bërë nervozë, s’ka më korrupsion
23 Gusht 2023, 13:24
-
Hapen regjistrimet online për klasën e dhjetë. Risia për arsimin parauniversitar: dëftesa me vulë elektronike
7 Korrik 2023, 18:45
-
Nga sot, asnjë sportel fizik i Kadastrës, shërbimet kalojnë të gjitha në e-albania
3 Korrik 2023, 08:56
-
Mori 9.93 në Fizikë, maturanti kërkon të shohë tezën: Dua të shikoj ku gabova, ndoshta kërkoj rivlerësim
29 Qershor 2023, 19:07