SHBA - Grupet e OKB-së dhe të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për ndjekjen penale të zyrtarëve amerikanë të përfshirë në raportin e ashtuquajtur ‘brutal’ mbi marrjen në pyetje të të dyshuarve të Al Kaedës.
 
Presidenti Barack Obama e përshkroi përdorimin e asaj që është thënë të jetë torturë si një dëmtim i imazhit të Amerikës në botë. “Nuk ka një kohë të përkryer për të publikuar një raport si ky, por kjo është një gjë që na dallon nga të tjerët. Kur bëjmë diçka të gabuar e pranojmë”,-tha Obama.

Drejtuesja e senatit të komitetit Dianne Feinstein, një kritike e ashpër e CIA-s, pasi pretendoi se kompjuteri i saj ishte hakeruar duke punuar raportin, tha se veprimet e agjencisë në një dekadë më parë ishin një njollë në historinë amerikane.

“Ne kemi një ide të mirë të asaj çka ndodhi dhe e dimë cilat ishin kurthet e gabimet. Janë bërë disa të tilla dhe ne nuk duam që të përsëriten kurrë. Ky është synimi ynë: kurrë më”. Ndërkaq, CIA pretendon se metodat e saj çuan në parandalimin e një tjetër sulmi tërrorist dhe gjetjen e liderit të Al Qaedës Osam Bin Laden. Por, FBI ka paralajmëruar se raporti mund të ndezë një kërcënim terrorist kundër interesave amerikane në mbarë botën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)