Opozita ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, në të cilin theksoheshin problem nga mangësia me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit si dhe korrupsioni në qeverisje e në organet e zbatimit të ligjit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se “babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë”.

'Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.'- shprehet Boçi.

Ndërsa deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, nënvizon se raporti është pasqyra ku shihet Rama. Sipas saj raporti i DASH, ndërsa sipas saj ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama, pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.

'Raporti i fundit i DASH ngre alarmin për korrupsionin galopant në të cilin është zhytur qeveria Rama ,pushteti i tij vendor i dalë nga zgjedhjet njëpartiake, për lirinë e kufizuar të medias, shkeljen me arrogancë të ligjit të pronës, kapjen e gjyqësorit dhe injorimin e ligjit për ngacmimin seksual.'- shkruan Xhixho.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Raporti i DASH, Salianji: E nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes

1677777951_Screenshot2.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar në komisionin e Sigurisë raportin e DASH. Salianji u shpreh se raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes.

“Kontributi kryesor është i SHBA-ve në këtë mision dhe duke vlerësuar rolin e SHBA-së ne e votojmë pro këtë marrëveshje. Raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit ishin disa nga shqetësimet kryesore. Jemi në autokraci të plotë. Unë po lexoj raportin e DASH. Korrupsioni endemik dhe shkatërrimi i shtetit ka bërë që sot të mos kemi shtet. S’ka institucione të pavarura. Siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje thoshte DASH për t’u mbyllur gojën mediave. Vendosni të kërcënoni me gjyqësor atë që keni kundërshtar. Gjyqësori është në dorën e qeverisë. Ça doni më shumë se raporti i DASH. Kemi kaq kohë që presim të vijë drejtori i policisë këtu për të dhënë sqarime dhe nuk ka asnjë përgjigje nga ministri apo drejtori i policisë për të dhënë përgjigje këtu për gjendjen e rëndë të krimit në Shqipëri, për ato kamerat e krimit në vend. Keni ndonjë shqetësim ju për këtë apo jo? Pse thoni faleminderit, faleminderit se jeni skandal? Juve vetëm tërmeti ju trondit, raporti i DASH nuk ju trondit. Kërkojmë ministrin e Brendshëm dhe nuk vjen, kërkojmë drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe nuk vjen”- tha Salianji.