Raporti i Europol/Mafia shqiptare
mijëra € nga trafikimi i emigrantëve

TIRANË - Organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira në trafikun ilegal të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. 

Ky fakt konfirmohet nga raporti më i fundit i “Europol”, Organizata e Policive Evropiane, e cila ka bërë publik shifrat e viteve 2013-2014 të kalimit të paligjshëm të kufijve në vendet e BE-së.

“Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë një kopje të këtij raporti, ku rezulton se përgjatë viteve 2013-2014, grupet kriminale kanë trafikuar 200 shtetas shqiptarë drejt Francës dhe Britanisë së Madhe.

Disa prej anëtarëve të grupeve kriminale të drejtuar nga shqiptarët në trafikun e qenieve njerëzore, të cilët trafikojnë drejt Anglisë bashkëkombësit e tyre janë arrestuar dhe proceduar penalisht. Këto operacione sipas raportit janë kryer në bashkëpunim me hetuesit francez, anglez dhe shqiptar.

Ndalur tek numri total i emigrantëve të trafikuar drejt vendeve të BE-s raporti bën publik shifrën, e cila vetëm përgjatë një viti 2013-2014 është rritur në 332% krahasuar me 2012-2013.

Por si kanë kaluar ilegalisht 200 shqiptarët drejt Anglisë?

Anglia është vend i Bashkimit Evropian por nuk aplikon lëvizjen e lirë në zonën “Shengen” dhe sipas raportit të “Europol” trafikantët kanë shfrytëzuar lëvizjen pa viza deri në Francë e më pas në rrugë ilegale kryesisht tokësore nëpër kamionë mallrash i kanë dërguar në Angli.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua