FMN raportoi vështirësi ekonomike në Shqipëri/ Jozefina Topalli: Përgjegjës janë tre kryetarët e korruptuar të partive të mëdha

FMN raportoi vështirësi ekonomike në Shqipëri/ Jozefina Topalli: Përgjegjës janë tre kryetarët e korruptuar të partive të mëdha

Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht pjesë e forcës politike "Lëvizja për Ndryshim" ka reaguar pas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike në Shqipëri.

FMN shprehet në raport se vendi është prekur rëndë nga pandemia dhe tërmeti. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë ekonomia pritet të tkurret me 7.5% në vitin 2020 dhe të rimëkëmbet gradualisht në 2021-22.

Jozefina Topalli, përmes një postimi në Facebook shprehet se FMN thotë se paketa ekonomike e qeverise ishte më e vogël se mesatarja e Ballkanit dhe se kredia për sektorin privat vazhdoi të rritet.

Sipas saj pandemia COVID-19, e kombinuar me tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë në nëntor 2019, ka rezultuar në presione shtesë të shpenzimeve dhe një tkurrje të madhe ekonomike, të cilat janë pritet të përmbysin trendin në rënie të borxhit në vitet e fundit dhe të rrisë borxhin publik të Shqipërisë në rreth 82 përqind të PBB-së në 2020

"Masat e miratuara për të kufizuar përhapjen e pandemisë COVID-19 kanë prekur si prodhimin, ashtu edhe kërkesën. Nga ana e prodhimit, ndërtimi, prodhimi, minierat dhe guroret, si dhe shërbimet, përbënin kontributet më të mëdha negative. Nga ana e kërkesës, rënia e PBB-së i atribuohet kryesisht uljes së investimeve private dhe konsumit privat.

Ndërkohë që sipas buxhetit te miratuar pak ditë më parë së bashku me detyrimet e prapambetura dhe ata te fshehura , borxhi realisht shkon ne 90%.

Kështu ndodh kur ke një qeveri të papërgjegjshme, të zhytur në korrupsion dhe në skandale.

Kështu ndodh kur qeverisë ia bëjnë ligjet kompanitë private. Kështu ndodh kur ministrat blihen nga oligarkët. Kështu ndodh kur opozita braktis parlamentin dhe i len fushe te lire qeverise për të bërë si të dojë.

Nëse jemi vendi me paketën për ndihma me te ulet ne rajon , kjo është mungesa e dhembshurisë dhe brutalitet i qeverise; por kjo vjen se në Parlament nuk kishte një opozitë për ta bërë kauzë e për të kontrolluar vendimet e saj.

Kështu ndodh kur nuk ke as qeveri as lidership në opozitë. Në këto kushte, kur 43 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme, kur borxhi ka arritur 90%, dhe kur për numër popullsie, jemi populli që zëmë vendin e parë në braktisjen e vendit ka vetëm një zgjidhje:

Të largojmë tre kryetarët e korruptuar që janë përgjegjësit e kësaj situate. Të zëvendësojmë politikën cinike të tyre me politikën e shpresës. Të bëjmë ndryshimin për të lindur shpresën", shprehet Topalli në reagimin e saj.

Ndërkohë që në një postim tjetër dje në Facebook, ish-kryeparlamentarja Topalli ka reaguar në lidhje me borxhin publik në vend, i cili sipas saj po kthehet në një rrezik shumë të madh dhe është një minë me sahat.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tekniku: 01/12/2020 14:56

    Jozi je tulle e djegur (no e pjekur) nga e njejta balte.Nuk ngjall shprese per asgje te re.

    Përgjigju
  • beni: 01/12/2020 11:54

    ata po e po, por edhe ti jozi se nja 20 vjet i ke mjhele shqiptaret, tani po do me i mjele si kryetare partie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari