Diskutimi i IBAR-it nuk ka asnjë vonesë, theksoi kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Procesi nuk ka as ngecje dhe vendet anëtare kanë nisur diskutimin prej dy muajsh, gjë që Shqipëria duhet ta respektojë, u shpreh ajo.

“Nuk ka asnjë vonesë, nuk ka asnjë ngecje të këtij procesi. Diskutimi mes vendeve anëtare ka filluar në mars, vazhdon, është procedurë normale e diskutimit mes vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Së pari vizitohet progresi i Shqipërisë për mjaftueshmërinë, cilësinë dhe identifikuar drejtime të reja përmirësimi. Së dyti, vendet anëtare diskutojnë për kushtet e mbylljes së negociatave. Shqipëria duhet të respektojë këtë proces diskutimesh. Diskutimet vazhdojnë në mënyrë sistematike dhe kanë vetëm dy muaj”, tha Dhuka.


Lajmi kryesor:

Integrimi në BE, kryenegociatorja Dhuka: Miratimi i IBAR, drita jeshile për fazën e mbylljes së negociatave! 101 kushte për 31 kapituj! Opozita: Raport jo real