Raporti i KLSH/ Në burgje ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave të paracaktuar, kaos me administratën  

Në depot farmaceutike të burgjeve ka medikamente të skaduara dhe që përmbajnë elementë kancerogjenë. Ky është vetëm një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një raport për aluditimin financiar dhe ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Raporti i siguruar nga Shqiptarja.com përfshin periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2020. Audituesit kanë konstatuar se  depoja farmaceutike e burgjeve është jo vetëm jashtë standardeve, por janë gjetur edhe medikamente të skaduara. “Gjithashtu, nga kontrolli fizik i kryer në magazinën e medikamenteve, u konstatuan medikamente të skaduara që në vitin 2019, por që në inventarizimin e bërë në fund të po këtij vit, nuk rezultojnë të jenë identifikuar dhe deklaruar si të skaduara dhe për pasojë të përfshiheshin në listën e medikamenteve të propozuara për tu nxjerrë jashtë përdorimi, duke fryrë fiktivisht gjendjen e medikamenteve të mundshme për përdorim”, thuhet në raport. 

Në raportin e KLSH thuhet se në magazinën e medikamenteve është konstatuar edhe një medikament i rrezikshëm. Sipas raportit “Një problematikë tjetër e konstatuar në magazinën e medikamenteve, është prania e medikamentit Ranitidinë. Ky medikament, sipas njoftimit të bërë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) në 25.09.2019, nuk duhet të përdoret pasi sipas njoftimeve të FDA dhe EMA, përmban elementë kancerogjenë dhe nga AKBPM është kërkuar tërheqja e këtij medikamenti nga të gjitha institucioneve shëndetësore. Edhe pse sa më sipër, DPB dhe kompania furnitore F, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për tërheqjen e këtij medikamenti nga tregu”. 

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se 13 lloj medikamentesh janë marrë në dorëzim nga Drejtoria e Burgjeve me afat skandence më të ulët se sa specifikimet e tenderit. “Nga shqyrtimi i medikamenteve të skaduara në vitin 2019 dhe 2020 në depon farmaceutike të DPB-së, konstatohet se 4 medikamente për vitin 2019 (2 lloje Buscolamine, Prulan, Tetalgam) dhe 9 medikamente për vitin 2020 (Acid folic, Adrenaline, Buscolamine,
Durilak, Nacl 0.9%, Haloperidol, Ranitidine, 2 lloje Luminal) janë marrë në dorëzim në
kundërshtim me kushtet e kontratës, me afat skadence më të vogël se 1.5 vite dhe si rrjedhojë e këtij fakti kanë skaduar në depon farmaceutike të DPB-së
”, thuhet në raport. 

85  % e tenderave pa garë 
Tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, kanë qenë në fokusin e kontrollit të KLSH, ku janë konstatuar abuzime serioze. Sipas raportit, për vitin 2020, 85 % e tenderave të Drejtorisë së Burgjeve janë zhvilluar me pa garë, me procedurën “negocim pa shpallje”, e cila mbart një risk të lartë për abuzim. “Gjatë vitit 2020, DPB ka zhvilluar 16 procedura prokurimi në vlerën totale të kontratës prej 182,353,155 lekë pa tvsh, nga të cilat 6 procedura “negocim pa shpallje” me vlerë kontrate 155,337,397 lekë pa tvsh (ose rreth 85 % e total e procedurave të kryera rezultuan të jenë “procedura me negocim pa shpallje””, vijon raporti. 

Emergjenca duhet të shmanget
Tenderat pa garë me vlerë mbi 5 milionë lekë zhvillohen në raste të veçanta dhe në kushte emergjente. Në rastin konkret, Drejtoria e Burgjeve ka zhvilluar tendera duke paracaktuar fituesin, pasi më parë procedura e prokurimit kishte dështuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. KLSH rekomandon që për të evituar abuzimet, të merren “masa për realizimin në kohë të procedurave të prokurimit, me objekt furnizimin me ushqime për të dënuarit, për të minimizuar dhe/ose shmangur procedurat, të cilat mund të sjellin risqe në përdorimin dhe administrimin e fondeve buxhetore me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet”. 

Administrata në kaos 
Kontrolli i Latë i Shtetit ka konstatuar si një situatë kaotike në lidhje me emërimet në administratën e burgjeve. Sipas raportit, me gjithë përpjekjet, nuk është arritur që të plotësohen 220 vende vakante në administratën e burgjeve. “Kështu, mosplotësimi i vakancave të vendeve të punës për 220 pozicione, në nivele civile, në nivele drejtuese dhe inspektorë të policisë pranë IEVP-ve, janë për shkak të mospërshtatshmërisë së punonjësve të ardhur nga Policia e Shtetit në sistemin e burgjeve, të vendit të punës larg vendbanimit, të verifikimit të gjendjes gjyqësore me probleme, të kriterit të moshës, të kriterit të testimit fizik, ose të masave disiplinore të mëparshme”, thuhet në raport. 

Dy struktura, dy urdhra 
Sipas raportit të kontrollit, Drejtoria e Burgjeve operon me dy struktura bazuar në dy urdhra të kryeministrit, një situatë kjo e paprecedentë. Më konkretisht, KLSH-ja ka konstatuar se “Aktualisht DPB operon me dy struktura, në bazë të dy Urdhrave të Kryeministrit nr. 49 datë 16.04.2015 “Për miratimin e Strukturës e të Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të
Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj” dhe nr. 58 datë 24.04.2017 “Për miratimin e Strukturës e të Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”. Urdhri i Kryeministrit nr. 49 datë 16.04.2015 rezulton të mos jetë shfuqizuar dhe për pasojë të dy aktet janë në fuqi njëkohësisht. Ky ngërç, për stafin e punonjësve me status të nëpunësit civil të DPB, ende nuk ka marrë zgjidhje juridike nga strukturat shtetërore përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë
”.

 Raporti i KLSH për auditimin në Drejtorinë e Burgjeve

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • derabdi: 09/10/2021 08:02

    Asgje nuk eshte e besueshme nga KLSHURRA... eshte nje institucjon tej e politizuardhe asgje nuk eshte e sakte...po te ishte e vertete kjo ne radhe te pare do te zbolohej nga shume mjej e infermjere qe punojne aty dhe qe dihet qe jane kundeshtare te qeverise. E keqia me e madhe eshte se te KLSHURRA marin rroga maramendese qe paguhen nga taksa paguesit per te mashtruar.

    Përgjigju
  • Anonimi: 09/10/2021 07:27

    Po ATK e Ministris Finances kur do e auditoni ju te klsh se do shikoni perla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'