Raporti i Moody’s, Ministria e Financave: Ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare

Ndryshe nga Partia Demokratike, raportin e agjencisë Moody’s qeveria shqiptare e shikon si vlerësim për ekonominë shqiptare. Ministria e Financave thotë se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

"Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti. Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti", thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë së Financave, përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal tëfinancave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë.

"Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore. Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës", sqaron ministria.

Ndërsa në një reagim në Facebook, ministrja Anila Denaj i konsideron deklaratat e PD, si qasje destruktive.  "Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë. Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody's. Në vitin 2019, investimet e huaja direkte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 Miliard Euro dhe deficiti buxhetor në raport me PBB ishte vetëm -1.9%. Në vitin 2020 mbyllëm me sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit. Këtë vit, më shumë se cdo vit tjetër duhet të motivojmë sipërmarrjen të ecë përpara dhe të mos ndalemi në rrugën drejt një tregu të përbashkët me Bashkimin Evropian".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 12/07/2020 11:03

    Normal, sepse per sa kohe te eksportojme Kanabis do kemi Lekun me te forte se Euro-ja e Dollari.

    Përgjigju
  • robi: 12/07/2020 10:32

    Po nuk eshte dakord neperka tabakhonja e pd leshelis, po ben gadi helmin e kobres per tja hedhur ketij vlersimi per qeverine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori