Në raportin final të OSBE-ODIHR, zgjedhjet parlamentare të 11 majit u cilësuan si konkurruese dhe se u zhvilluan një mjedis shumë të polarizuar.
Ky raport është analizuar edhe nga analisti Fatmir Merkoçi, i cili i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se në këtë raport nuk kishte asgjë ndryshe nga raportet që OSBE ka bërë për zgjedhjet në Shqipëri në 35 vite.
‘OSBE e vonoi këtë raport por nuk kishte asgjë të re. Ky raport është i njëjti si ai që është bërë në këto 35 vite. Raporti që doli nxorri ato probleme që ne i dimë tashmë. A jep ndonjë zgjidhje OSBE, jo. Ai thotë se duhet që të ketë një komision gjithpërfshirës. Ai është gjithpërfshirës sepse dy parti janë ato. Pas këtij raporti del Berisha dhe e kundërshton, del Rama dhe e mbron, këtu është pazar jo politikë. Po ti si opozitë, pse pret të vijë ajo copë letër që të reagosh. Po opozita vetë është e përçarë. Ata deputetët presin se çfarë do të thotë Berisha, ata janë rrogëtar edhe kaq. Në Shqipëri mungon e djathta dhe Berisha e nisi me idenë që do bëjë partinë konservatore dhe sot doli në qendër. Këtu nuk ka një alternativë’, tha ai.
I pyetur lidhur me trajnimin që do t’u bëhet deputetëve të rinj të Partisë Demokratike, Merkoçi tha se Berisha s’ka asnjë vizion dhe se ka kopjuar kryeministrin Edi Rama.
‘Një njeri që bëhet deputet duhet që të jetë i përgatitur, sepse ai ngre kartonin për fatin e kombit. Është turpi më i madh që të marr mandatin dhe të futet në trajnim për të mësuar se si të sillet. Copy- paste atë që bënë PS e bënë PD. Është turp për një vend, se kjo nuk ndodh në asnjë vend në botë. Nuk mundet një deputet që s’ka asnjë integritet të përfaqësojë popullin', tha ai.
Teksa kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha i mbaron mandati në 2026 si kryetar i partisë, Merkoçi tha se Berisha nuk do të largohet nga drejtimi i PD, por do të rikandidojë sërish.
‘Berisha do të kandidojë prap, ka të drejtë me status dhe do të fitojë prap. Sa kohë nuk bëhet politikë në Shqipëri nuk mund të zhvillohet vendi. Sa kohë nuk ekziston e djathta konservatore nuk mund të kesh zhvillim në këtë vend’, tha ai.
Komente












