Raporti i Panelit Ndërqeveritar të OKB për Ndryshimin e Klimës, skenare alarmant për Europën (VIDEO)

Raporti i Panelit Ndërqeveritar të OKB për Ndryshimin e Klimës, i bazuar në 6000 referenca shkencore, 91 autorë dhe recensues nga 40 vende të botës, bazuar në një literaturë të ngurtë shkencore, ka projektuar dy skenarë mbi ndikimin e ngrohjes globale, një i dëshirueshëm, me një nivel të ulët të emetimeve të gazrave serë dhe një tjetër katastrofik, jo aq i mundshëm, me rritjen e temperaturës midis 3.2 dhe 5.4 gradë Celsius.

Toka paguan një çmim shumë të lartë si pasojë e politikave jo miqësore ekologjike, me ambiente të brishta oqeanike që duhet të përballen me një seri kërcënimesh si pasojë e ndryshimit të klimës. 

Sipas raportit të OKB, faktorët e rrezikut për shëndetin e planetit janë të ndryshëm. Veç rritjes së temperaturave do të ketë rritje të acidifikimit, ulje të sasive të oksigjenit në dete, shpeshtim i veprimtarisë së cikloneve dhe ulje të biodiversitetit detar. 

Ëndrra e shumë njerëzve, ajo e të jetuarit në breg të detit, së shpejti mund të shndërrohet në një makth. 

Nëse konfirmohen parashikimet e ekspertëve, vendet e Bashkimit Evropian do të vuajnë nga efektet e ngrohjes globale, duke filluar me rritjen e nivelit mesatar të detit.  Një problem i rëndësishëm, duke pasur parasysh që rajonet bregdetare të Unionit janë të banuara nga 214 milion njerëz dhe gjenerojnë 43 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pasoja pritet gjithashtu të ketë sektori i peshkimit, i cili siguron 4 milion vende pune dhe gjeneron 658 miliardë euro në vit. Ky sektor deri tani i vënë në provë nga shfrytëzimi intensiv, do të goditet rëndë si pasojë e uljes së vlerave të oksigjenit në ujrat detarë dhe rënia e sasive të peshkut dhe algave.
 
Këta faktorë do të shoqërohen me një tendencë ulje të biokompleksitetit dhe numrit të specieve detare, me pasoja të destinuara për të ndryshuar vetë idenë e mjedisit natyror.

Fotografia është alarmante por shkencëtarët gjithashtu propozojnë zgjidhje, përfshirë mbrojtjen e ekosistemeve të oqeanit, përdorimin e burimeve të rinovueshme dhe uljen e ndotjes. 

Nga paneli i studiuesve e deri te të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar reagime kundër krizës klimatike, ngrihet një apel me një emërues të përbashkët: është e nevojshme të veprohet shpejt sa nuk është tepër vonë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë